“Integrimi në BE, nuk i kemi plotësuar ende standardet e Brukselit”
07/01/2009 Presidenti i Republikës gjatë një interviste flet edhe për raportet e politikës me gjyqësorin
Presidentit i Republikës Bamir Topi gjatë një interviste për gazetën “Lajm” në Prishtinë tha se Shqipëria nuk i ka arritur ende standardet e kërkuara nga Brukseli për të aplikuar për vend kandidat në BE. Ai mendon se duhet më shumë vendosmëri politike dhe transparencë në përmbushjen e këtyre standardeve. Pavarësisht kësaj, Presidenti Topi kujtoi se shqiptarët kanë marrë nota shumë pozitive vlerësimi për rolin e tyre të pazëvendësueshëm civil, bashkëpunues dhe moderator për ngjarjet e viteve të fundit në rajon. “Standardet e kërkuara nga Brukseli janë detyra shtëpie për vendin tonë. Ato janë specifike për çdo vend, por parimet dhe synimet mbeten universale: ndërtimi i një shoqërie demokratike me një ekonomi tregu të qëndrueshëm, me një shtet të së drejtës dhe me institucione që funksionojnë duke respektuar Kushtetutën, pavarësinë institucionale dhe ndarjen e pushteteve. A i kemi arritur ne këto standarde? Ende jo”, - theksoi ai. I pyetur për ndikimin e politikës shqiptare në punët e gjyqësorit, Presidenti Topi vuri theksin te realizimi i detyrave të gjithsecilit, me qëllimin garantimin e standardeve demokratike në dhënien e drejtësisë. “Ajo që kërkohet është që secili të respektojë ndarjen e pushteteve, të respektojë institucionet e shtetit ligjor, të respektojë pushtetin gjyqësor dhe vendimet e tij. Shteti ligjor ndërtohet me vendosmëri për të respektuar Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e dhëna në emër të tyre. Çdo përpjekje apo veprim tjetër që vjen kundër kësaj filozofie të së drejtës është cenim i parimeve të shtetit të së drejtës, është pengesë në rrugën e gjatë që Shqipëria ka përpara”, - u shpreh ai. Pyetjeve të analistëve për mënyrën dhe formën e integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në BE kreu i shtetit iu përgjigj duke përmendur kontratën që ka Shqipëria me BE-në dhe se hapat që ajo bën çdo ditë në përmbushjen e kësaj kontrate vëzhgohen nga Brukseli dhe korrigjohen për të shkuar në drejtimin e duhur. “Qëllimi i integrimit në thelb është zhvillimi, paqja, siguria, mirëqenia, bashkëpunimi dhe bashkëjetesa, është kontributi i të gjithëve për një qëllim të përbashkët. Shqipëria dhe Kosova, ashtu dhe të gjithë shqiptarët që banojnë në rajonin tonë, janë së bashku drejt këtij qëllimi dhe do të gëzojnë së bashku suksesin e tij”, - tha Presidenti Topi. Ai ka rrëzuar të gjitha hamendësimet mbi një angazhim të mangët të diplomacisë shqiptare në koordinimin e punëve me “diplomacinë” e Kosovës në mbrojtje të interesave të kësaj të fundit dhe kombit shqiptar. “Impenjimi konkret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera nuk është zvogëluar aspak pas 17 shkurtit, sepse edhe procesi i njohjes së shtetit të Kosovës është një proces që vazhdon dhe nuk ka pasur lëkundje apo apati në qëndrime e veprime”, - vijoi Presidenti.
Misioni EULEX
Shtrirja dhe funksionimi i EULEX-it po bëhet në një bashkëpunim të ngushtë të institucioneve legjitime të Kosovës me Komisionin Evropian dhe me partnerët strategjikë dhe të pazëvendësueshëm të shqiptarëve, SHBA-ve. Reagimet e Serbisë e aleatëve të saj ndaj pavarësisë së Kosovës apo me përpjekje për variante ndarjeje zhvlerësohen përballë kulturës shtetformuese që po tregojnë çdo ditë institucionet e Kosovës.
Durrës–Kukës–Prishtinë
Rruga mund të quhet pa mëdyshje “arterie kombëtare dhe rajonale”. Ky projekt gjigant i zhvillimit do të lidhë jo vetëm dy vendet tona, të ndara padrejtësisht nga politika dhe nga historia, por do të shërbejë për një frymëmarrje të re, të shpejtë, të sigurt drejt bregdetit shqiptar të vendeve të tjera të rajonit. Integrimi i vendeve tona do të vijë nëpërmjet zhvillimit, rritjes së sigurisë, lëvizjes së njerëzve me shpejtësinë evropiane.