"Dosjet", kthehet sherri ne Kuvend
Rozeta Rapushi
Vendimi i Gjykates Kushtetuese per pezullimin e zbatimit te ligjit te dosjeve, u interpretua ne variante te ndryshme nga deputetet, ne seancen e pasdites se djeshme. Deputetet demokrate, e quajten nje vendim i dhene ne konflikt interesi, nga anetare te perfshire ne dhenien e vendimeve per varje e persekutime. Ndersa opozita, nje vendim te drejte per nje ligj qe shkel parimet kushtetuese dhe te drejtat e njeriut. "Ata qe e kundershtuan jane peng te dosjeve te tyre, sic jeni ju si opozite, peng te dosjeve tuaja", akuzoi kreu i grupit demokrat, Astrit Patozi. Sipas tij, tashme deputeteve te majte mund t'iu drejtohesh me gisht si ekzekutore dhe bashkepunetore te sigurimit. Patozi, akuzoi dhe anetarin e Gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu, si nje gjyqtar qe po te mos kish rene komunizmi, do te vijonte te varte e persekutonte poete. Por sipas socialistit Pandeli Majko, PD-se duhet t'i vije turp nga vendimi qe dha gjykata, pasi ky institucion e nxori bllof. "T'ju vije turp, sepse ligjin ju nuk e bete per te perndjekurit, por per te hequr nga detyra disa nepunes qe ju prishin pune", u shpreh Majko. Sipas tij, kjo mazhorance nuk ka bere asgje per te perndjekurit, pervec se t'iu marre dhe ato gjera qe kane perfituar nga statusi. Ndersa Brace, i kujtoi mazhorances, se Abdiu eshte i zgjedhur nga vete ata ne kete post, kohe me pare. Debatet vijuan gjate, e nga akuzat nuk shpetoi as kreu socialist Edi Rama. Deputeti Pal Dajci, tha se opozita me te tilla qendrime po "merret ne qafe" nga kreu i saj. "Nuk e shihni qe ka nisur te flase perralla neper Shqiperi Rama. Ai po ju "merr ne qafe" sepse eshte i papercaktuar ne vizionin e tij. Thirrini mendjes, e uleni ate te percaktoje vizionin e vet, ai eshte i rrezikshem per ju se per Shqiperine jo", tha Dajci. Por deputetet e opozites akuzat e PD-se i quajten sulme te hapura ndaj institucioneve te pavarura. Socialisti Arben Malaj, tha se reagimet e mazhorances per pezullimin e ligjit te dosjeve, nuk jane gje tjeter, vecse sulme e presione ndaj anetareve te saj. Ne nje kohe kur demokrati Aldo Bumci, duke vijuar debatin, u shpreh se vendimi u dha nga disa gjyqtare pa moral. Ai theksoi se PD nuk terhiqet nga zbatimi i ligjit te dosjeve, per te ndare nje here e mire Shqiperine nga historia e saj komuniste. Bumci u shpreh se, me keto tentativa te PS, nuk do te munden me qe te zgjohen "mbetjet e Partise se Punes". Nderkohe qe deputeti demokrat, Bujar Leskaj tha dje se mazhoranca duhet te beje nje analize te gjate, te perberjes se institucioneve qe shkaktuan tragjedine e mos zbatimit te ligjit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit.