E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leternjoftimet, PS-PD debat ne Kuvend vonesat

Deputetet debatuan ashper dje per ngercin ne procesin e pajisjes se zgjedhesve shqiptare me karta identiteti. Nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace, tha se asnje shtetas deri me sot nuk eshte pajisur me karte dhe pse qeveria premtoi se procesi nisi. "Eshte skandaloze, qe ka nje muaj, qe ka nisur procesi dhe asnje zgjedhes nuk ka karte identiteti. Kur keni ndermend te filloni se po demtohet procesi zgjedhor. Hiqni dore nga manipulimet", u shpreh Brace, duke theksuar se ne shume komuna dhe qytete ne vend, as nuk ka nisur si proces. Akuzat e tij u rrezuan nga zevendeskryeministri, Genc Pollo, qe e quajti deklaraten e Braces te papergjegjshme dhe te trilluar. "Mos njollosni nje proces kaq te rendesishem. Mund te kete pasur ne ndonje komune probleme, por brenda muajit shkurt procesi do te aplikohet ne te gjithe vendin", tha Pollo. Sipas tij, procesi eshte ne rrugen e duhur, do apo jo e majta. Ndersa kreu i grupit demokrat, Astrit Patozi duke kritikuar akuzat e pabaza sipas tij te socialisteve, u tha atyre se pse nuk bashkepunojne per ngritjen e Komisionit te Posacem, qe te merret me verifikimin e procesit te pajisjes me karta dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. Komision ky qe u kerkua nje muaj me pare nga PS. "Ju doni te hidhni balte mbi cdo proces. Cfare ju pengon te ngreme komisionin. Ne, gati jemi dhe ju e kerkuat vete", u shpreh Patozi. Debatet vijuan gjate dhe kryetarja e grupit socialist Valentina Leskaj, vijoi akuzat ne emer te grupit te PS, se procesi ka probleme te medha dhe mazhoranca duhet te tregoje rruget e zgjidhjes. Sipas saj, asnje nga zgjedhesit qe nuk ka pasaporte, nuk eshte pajisur me karte.

Arta Dade: "Ne pikepyetje zgjedhjet e lira"

Partia Socialiste shpreh shqetesimin per ceshtjen e procesit te pajisjes se shtetasve me karta identiteti dhe ecurine e procesit zgjedhor, duke ngritur pikepyetje mbi zgjedhje te lira dhe demokratike. Arta Dade, riperserit kerkesat e socialisteve per qeverine, qe te hape urgjentisht zyrat perkatese per aplikimin, ne te gjitha bashkite dhe komunat e vendit. "Te krijoje kushtet per njoftimin dhe lehtesimin e procedurave, per shtetasit qe nuk jane te pajisur me pasaporte, duke percaktuar afate kohore konkrete. Rezulton qe numri i shtetasve pa pasaporte, tejkalon dukshem shifren e dhene nga Ministria e Brendshme", tha Dade.

R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›