E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argumentet pse u pezullua ligji per hapjen e dosjeve

Zbatimi i menjehershem i ligjit, interesave te rendesishme shteterore u shkaktohet nje dem shume serioz dhe veshtiresisht i riparueshem.

Krijohen dukshem mosmarreveshje kompetencash ndermjet organeve kushtetuese dhe nje autoriteti te krijuar me ligj te zakonshem.

Cenohet apo kufizohet ushtrimi i veprimtarise kushtetuese te Presidentit te Republikes, Kuvendit, Keshillit te Ministrave, Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Larte, Keshillit te Larte te Drejtesise, Prokurorit te Pergjithshem si dhe te gjitha institucioneve te tjera te administrates publike.

Nga veprimtaria e Autoritetit te Kontrollit te figurave, krijohet vakum institucional deri ne bllokim te veprimtarise kushtetuese te organit shteteror.

Perfundojne marredheniet e punes per funksionaret e larte te shtetit, te cilet kane status kushtetues.

Kerkesa per pezullimin e ligjit mund te shqyrtohet paraprakisht nga Mbledhja e Gjyqtareve ose seanca plenare ne rastet kur "...zbatimi i ligjit ose i aktit mund te sjelle pasoja qe prekin interesat shteterore, shoqerore ose te individeve."

Mbledhja e Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, i vlereson si shkaqe te perligjura per te argumentuar parandalimin e pasojave qe mund t'i vijne funksionimit normal te shtetit te se drejtes, si dhe te drejtave dhe lirive themelore te individeve.

Mbledhja e Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, vendosi te urdheroje pezullimin e zbatimit te ligjit "Per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike dhe te te zgjedhurve", derisa vendimi perfundimtar i Gjykates Kushtetuese te hyje ne fuqi.

Vendimi i njoftohet kerkuesit, Kuvendit te Shqiperise, subjekteve te interesuara, si dhe behet publikimi i tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›