Leskaj: Berisha te heshte, jo me presione
Partia Socialiste i ben thirrje kryeministri te Shqiperise, Sali Berisha, te heshte dhe te heqe dore nga presioni mbi Gjykaten Kushtetuese. Nepermjet nje prononcimi per mediat, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, deklaroi se partia e saj ka qene dhe mbetet koherente ne qendrimin e saj per sa i takon ligjit te "Dosjeve" dhe ky ka qene motivi qe ato kane kundershtuar kete ligj, pra antikushtetutshmeria. "Ceshtja e dites eshte ajo e Gjykates Kushtetuese. Ne mbetemi koherent ne respektimin e vendimeve te institucioneve qe u ngarkon ligji, pra te vendimeve te institucioneve kushtetuese", iu pergjigj Leskaj interesimit te gazetareve mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe qendrimet e kryeministrit, pas mbledhjes se grupit te deputeteve socialist. Sipas saj, me kete rast, zoti Berisha duhet te heshte sot. "Duhet te heshte dhe te heqe dore nga perbaltja e institucioneve kushtetuese, sepse shteti ligjor nuk mund te ndertohet, duke sulmuar institucionet e shtetit ligjor", drejtoi thirrjen deputetja socialiste. Ajo theksoi se Parti Socialiste mbetet koherente, ne faktin qe mbeten te gatshem per te kontribuar per nje projekt kushtetues, me standarde dhe qe konsideron te gjitha sugjerimet e partnereve nderkombetare dhe qe ve ne themele parimet e kriteret e ligjit te "lustracionit".
D.Dedej
D.Dedej