Berisha: Dosjet, respektojme Kushtetuesen
Fatjona Mejdini
Vendimi i Gjykates Kushtetuese per te pezulluar ligjin e "Dosjeve" ka qene dje ne qender te goditjet nga ana e kryeministrit Berisha. Ndonese pranoi se qeveria ishte e detyruar ta zbatonte ate. Dje, ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se, kreu i mazhorances u shpreh se pezullimi i "Dosjeve" nga ana e Kushtetueses, ishte nje vendim absurd dhe i marre ne kushtet kur nje pjese e anetareve te kesaj gjykate, ishin ne konflikt te hapur interesi me ligjin. "Anetaret e Gjykates Kushtetuese i lejuan vetes, te marrin vendim ne konflikt te hapur interesi, ne kundershtim flagrant me cdo standard te nje vendi te lire. Me kete vendim, qe mund te quhet thjesht standardi i Mark Abdise, dhunoi nje parim universal te etikes te gjyqesorit, qe eshte parimi i integritetit", tha Berisha. I cili ka theksuar se me kete vendim anetaret e kesaj gjykate kane shkelur ligjin mbi funksionimin e Kushtetueses dhe nje sere konventash nderkombetare. Sipas tij, ky vendim ka ardhur si nevoje e gjyqtareve per te ruajtur karriget e tyre. "Ne nuk kemi asnje kundershtim qe institucionet te ushtrojne te gjithe funksionet e tyre, por standardi i vendosur sot eshte unikal, me kete vendim, qellimi kryesor i atyre, te cilet kane probleme te medha me krimet e shkuara, eshte mbrojtja personale e vetes se tyre", theksoi kryeministri. Por me gjithe kritikat e ashpra ndaj vendimit te kesaj gjykate, Berisha deklaroi se ky vendim s'do te ndikonte ne vendosmerine e mazhorances, per te zbatuar ligjin e lustracionit dhe per te denuar krimet e komunizmit. Ai ka akuzuar kryesocialistin Rama se, qendron pas vendimit te dhene nga Gjykata Kushtetuese. "Rama ishte me idete e Enverit per Bari Omarin. Por ai u transformua tashme ne nje avokat te tmerrshem te krimeve te familjes se tij, pinjoll i arkivave te dosjeve", deklaroi kryeministri Berisha. Por, ndonese nenvizoi prapaskenat per dhenien e ketij vendimi, ai deklaroi se ishte i detyruar ta zbatonte kete vendim. "Kete vendimin ne do ta zbatojme, sepse nuk mund te hedhim poshte vendimin e Gjykates Kushtetuese, pavaresisht se ai eshte absurd dhe pavaresisht se pas ketij vendimi eshte kryekeput Edi Rama", deklaroi kryeministri Berisha, duke u terhequr keshtu nga ngritja e nje komisioni per zbatimin e ligjit. Ne pjesen me dyer te mbyllura te mbledhjes se grupit, kryeministri Berisha nuk pranoi mendimin e deputetit Arian Starova per ta ankimuar kete vendim ne nje gjykate evropiane, per te drejta e njeriut. Ne fjalen e tij brenda grupit demokrat, kryeministri Berisha kishte pranuar ta zbatonte kete vendim, duke e quajtur debatin per dosjet, politik dhe jo vetem te natyres juridike.