Dosjet kundër opozitës të gjyqtarëve Besnik Hoxha e Caco
Të tjera rreth shkrimit Gjyqtarët liruan të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit Familjarët: Berisha punë me ne /FOTO Ngjela: Pritej nga Gjykata e Berishës VIDEOLAJM/ Mbesa e Ziver Veizit: Si mund të lirohet dikush që vret? Prokurori e pavendosur për apelimin Besnik Hoxha gjyqtari që liroi sot gardistët 21 janari, 2 vjet ne fokusin e medias
TIRANE- Shqiptarja.com zbulon proceset politike dhe historinë e gjyqtarëve pjesë e trupit gjykues që shpallën të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon nga akuza e vrasjes së 4 demonstruesve në demonstratën e 21 janarit.
Kryesuesi i procesit gjyqësor të 21 Janarit, Besnik Hoxha, ka ushtruar profesionin e gjyqtarit prej 12 vitesh në rrethin e Shkodrës. Gjatë punës së tij në këtë qark, ai u bë pre e një atentati me eksploziv, në 12 dhjetor të vitit 2002, ku rreth orës 02:00 të mëngjesit persona të paidentifikuar shpërthyen portën e jashtme të banesës së tij.
Ngjarja mbeti e pazbardhur. Tre vite më parë, një vendim I Këshillit të Lartë të Drejtësisë e solli atë në Gjykatën e Tiranës, ku punon si gjyqtar që nga prilli I vitit 2010. Gjatë kësaj periudhe kohore, ai ishte gjyqtari që rrëzoi kërkesën e Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjeçit për lirimin e tyre për shkak të shkeljes së procedurave. Gjyqtarja Ariana Caco njihet gjatë karrierës së saj për dhënien e një sërë vendimesh politike.
Më 24 dhjetor të vitit 2012, ajo pushoi çështjen ndaj kunatit të ministres së integrimit Ervis Gjeçaj, I akuzuar për “organizim të lotarive të palejuara”. Kunati i ministres së Integrimit, Ervis Gjeçaj prej disa kohësh rezultonte në listën e ortakëve të djalit të bosit të “Sacra Corona Unita”, Albino Prudentino.
Më 18 tetor të të njëjtit vit, Caco udhëroi shpërndarjen e grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë duke e konsideruar atë të palgjshme. Më 29 shator të vitit 2009, gjyqtarja Ariana Caco rrëzoi kërkesën e biznesmenit Ilir Mata, kunatit të deputetit të PS-së, Dashamir Peza, për ndërprerjen e prishjes së pallatit në qendër të Tiranës. Ndërkohë që më 11 korrik të vitit 2006, një treshe gjykuese e kryesuar nga Ariana Caco gjobiti me 4 milionë lekë gjobë Koço Kokëdhimën, I akuzuar se kishte fyer dinjitetin e firmës “Albania Beg” që do të importonte 150 milionë tonë plehra nga Italia.
GJYKIMET
Besnik Hoxha
Kërkesë lirimi nga të pandehurit e dosjes “Gërdeci”
Ariana Caco
24 dhjetor 2012
Pushoi çështjen ndaj kunatit të ministres së Integrimit Ervis Gjeçaj, I akuzuar për “organizim të lotarive të palejuara”.
Më 18 tetor 2012
Udhëroi shpërndarjen e grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë duke e konsideruar atë të paligjshme.
Më 29 shtator vitit 2009
Rrëzoi kërkesën e biznesmenit Ilir Mata, kunatit të deputetit të PS-së, Dashamir Peza, për ndërprerjen e prishjes së pallatit në qendër të Tiranës.
11 korrik 2006
Gjobiti me 4 milionë lekë gjobë Koço Kokëdhimën, i akuzuar se kishte fyer dinjitetin e firmës “Albania Beg” që do të importonte 150 milionë tonë plehra nga Italia
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)