E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Europian miraton rezolutën për Kosovën me thirrjen për njohjen e pavarësisë

07-02-2013 / Gazeta 55

Projekt-rezoluta: Pesë vendet anëtare të BE, të pranojnë shtetin e ri


Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë për Kosovën duke i i hapur kështu rrugën marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE dhe Kosovës. Në dokumentin për Kosovën të paraqitur nga eurodeputeja Urlike Lunaçek para komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së, thuhet se Bashkimi Evropian mund të lidhë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Eurodeputetja deklaroi se nuk mund të pranohet ndarja e Kosovës. Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve evropiane që të pranojnë shtetin e ri. Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti t’i jepet sa më parë data e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht që Beogradi të plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e reformave. Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është Kosova. Autoritetet evropiane u kanë vënë kusht atyre serbe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse duan të avancojnë në procesin e integrimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›