E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet", ligji kalon pa opoziten

Hapen dosjet per te gjithe ish bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Pas tre vjetesh diskutime e shqyrtimit te nje sere projektligjesh, mazhoranca miratoi dje edhe pa konsensusin e opozites ligjin "Per pastertine e figurave te funksionareve te larte te shtetit". Me shumice votash, Komisioni parlamentar i Ligjeve, vendosi hapjen e dosjeve nga nentori 1944 deri me 8 dhjetor 1990. Ne baze te tij, cdokush mund te marre vesh per dosjen e tij ne ish Sigurimin e Shtetit te asaj kohe, dhe do te "ndeshkohen" ata qe mbajne aktualisht poste te larta drejtuese, duke u larguar nga detyra. Vendimi u more pas nje debati te gjate ne Komisionin e Ligjeve, ku anetaret e opozites kerkuan shtyrjen, sepse relatori i tyre, Arben Isaraj mungonte dhe duhet te degjonin edhe grupet e interesit. "Nuk mund te diskutojme nen per nen, kur nuk kemi relatorin tone. Nese doni ta kaloni pa votat tona, vazhdoni. Por projekti eshte i rendesishem", u shpreh Fino. Por sipas kryetarit Rusmali, projekti nuk mund te shtyhet me. Ai eshte diskutuar dhe eshte pjese e axhendes se punes. "Ne nuk mund te vazhdojme me fazen e lojes per kete ceshtje. Te pastrojme politiken nga keta njerez", e mbeshteti demokrati, Dajci. Te gjithe deputetet e opozites, u shprehen parimisht pro nismes ligjore, por sipas tyre eshte e pamundur qe nje projekt i tille te miratohet shpejt e shpejt. "Ne jemi per hapjen e dosjeve. Por menyra sesi ju kerkoni ta beni kete, duke perseritur historite e vjetra te vitit 1996, eshte komike. U ngjan vargjeve te Agollit "rrembeni daren shpejt o trima, hoqa gozhden mbeti vrima", tha Majko. Ndersa nenkryetari Xhafaj, duke pare vendosmerine e PD-se per ta miratuar, i kerkoi kryeministrit Sali Berisha, se disa gjera nuk duhet t'i beje me gjaknxehtesi. "Ju vazhdojeni ne po ikim, por ai qe e ka vendosur kete jashte kesaj tavoline, te reflektoje", tha Xhafaj, duke braktisur mbledhjen se bashku me anetaret e tjere te opozites. Kjo nuk pengoi aspak mazhorancen, ta miratoje e vetme ligjin. Ne diskutimin nen per nen, nuk u moren parasysh as propozimet e se majtes, qe kerkonte qe ata persona qe jane verifikuar me pare nga ligji ekzistues, te mos verifikohen serish dhe te mos merren masa drastike ndaj atyre zyrtareve qe verifikohen se jane ish-bashkepunetore, si largimi nga puna. Por t'i jepet mundesia e doreheqjes. Rozeta Rapushi

Batutat ne Komision

Bashkim Fino; Nuk mund te hyjme ne diskutim nen per nen nderkohe qe relatori yne nuk eshte ne mbledhje. Ne rast se ju doni ta kaloni pa votat tona e kaloni, por nuk duhet te veprojme keshtu, per nje ligj kaq te rendesishem.

Pal Dajci: Ne nuk mund te vazhdojme te jemi ne fazen e lojes me kete ceshtje. Te tregojme vullnet per ta pastruar politiken nga keta njerez.

Pandeli Majko: Ne jemi per hapjen e dosjeve. Por menyra sesi ju kerkoni ta beni kete duke perseritur historite e vjetra te vitit 1996 eshte komike. U ngjan vargjeve te Agollit "rrembeni daren shpejt o trima, hoqa gozhden mbeti vrima".

Fatmir Xhafaj: Kemi kerkuar qe pjese e kesaj ekspertize dhe kesaj tryeze te jete dhe Keshilli i Evropes, i cili eshte misioni qe e ka trajtuar gjeresisht kete ceshtje.

Ilir Rusmali: Per projektligjin konkret ne i kemi shfrytezuar te gjitha procedurat e mundshme te konsultimit dhe te kompromisit. Te nisim diskutimin nen per nen dhe te tentojme te gjejme konsensusin ketu.

Fatmir Xhafaj: I kerkoj kryeministrit, qe ka disa gjera ne kete vend, shume te rendesishme, sic eshte edhe ky ligj, qe nuk duhet t'i bejme me gjaknxehtesi dhe nuk behen me mendje te nxehte dhe as ne moment te nxehte. Ju vazhdojeni ne po ikim, por ai qe e ka vendosur kete jashte kesaj tavoline, te reflektoj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›