E Diel, 1 Nëntor 2026

Bollano: Kerkova ratifikimin e MSA

Kryetari i bashkise se Himares, Bollano hodhi poshte dje akuzat e ngritura ndaj tij, se ka kerkuar qe Greqia te mos ratifikoje MSA mes Shqiperise dhe BE. Ai tha dje se, jo vetem ka kerkuar ratifikimin e kesaj marreveshjeje, por dhe ecurine e Shqiperise drejt integrimit evropian. Njekohesisht kryetar i OMONIA-s, Bollano u shpreh se i ka derguar nje Memorandum Parlamentit grek, ku kerkon nenshkrimin e MSA-se se Shqiperise me BE, por duke theksuar se "Shqiperia duhet te permbushe kushtet, perfshi ketu dhe kerkesat e minoriteteve". Nderkohe qe dhe kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule ka bere thirrje per respektimin e minoriteteve. "Ceshtja e arsimimit eshte e rendesishme per minoritetet. Duhet te merret nje pergjigje nga ana e qeverise. Komisioni i BE-se terhoqi vemendjen per kete mangesi", u shpreh Dule. Ai ka nenvizuar se sipas kesaj marreveshjeje pakicat do te kene dy gjuhe zyrtare, shqipen dhe ate te minoritetit qe perfaqesojne. Ne memorandum, OMONIA pretendon qe Shqiperia te njohe si zone minoritare pothuajse gjithe Jugun e vendit, te banuar sipas saj, qysh para 3 mije vjetesh nga greket etnike. "Te njihen zyrtarisht, si zona te minoritetit ato zona te cilat pala shqiptare nuk i njeh te tilla si per shembull, Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Korca si edhe 99 fshatra perreth tyre", thuhet ne te. Po nga ana tjeter kerkohet edhe autonomia per te gjithe kete rajon, te cilesuar prej tij si Vorio-Epiri, duke mos nguruar te servire madje edhe rrugen ligjore se si mund te realizohet kjo kerkese. "Te ndryshoje kuadri ligjor i Shqiperise ne nje menyre te tille qe te lejoje bashkimin e gjithe kesaj zone ne jug te Shqiperise. Gjuha greke te njihet si gjuhe e dyte zyrtare ne Shqiperi, dhe ne zonat minoritare te jete gjuhe e pare", thuhet ne Memorandum. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›