E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Qeveria nuk ka një plan antikrizë

Vasili: Kriza ekonomike është ulur këmbëkryq në Shqipëri
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili deklaroi dje se Qeveria e Sali Berishës është e vetmja qeveri në rajon dhe në botë që nuk ka bërë publike asnjë Plan Antikrizë në një kohë që bizneset po japin alarmin duke ulur ndjeshëm prodhimin, xhiron e tyre e për rrjedhojë edhe fitimet duke shkaktuar edhe falimentimin mjaft prej tyre. Sipas Vasilit, LSI vlerëson se qëndrimi i deritanishëm i Qeverisë lidhur me krizën ekonomike është tepër larg realitetit të zhvillimeve ekonomike të rënda në Shqipëri. Qëndrimi i saj demagogjik për gjoja paprekshmërinë e vendit tonë nga kriza është një premisë thellësisht e rrezikshme për të ardhmen e vendit dhe teoria e qeverisë së Berishës për Shqipërinë pa kriza si fanar ndriçues në rajon dhe në botë, janë të denja për qeverisjet e përpara viteve 90 ose si ajo që çonte vendin drejt katastrofës ekonomike në 1996. Vasili gjatë deklaratës së tij, ka bërë një ekspoze të krizës ekonomike që ka kapluar vendin në kundërshtim me deklarimet publike të mazhorancës dhe sidomos të ministrit të Ekonomisë, Ridvan Bode që sipas tij Shqipëria vlerësohet me një rritje ekonomike. Deklarime, të cilat kanë qenë të shpeshta në kuvend, sidomos pas akuzave për korrupsion të opozitës për prishjen e banesave në fshatin e Jalës në Himarë.  Dhe më pas, sipas Vasilit, qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për të përballuar krizën ekonomike globale.Kriza ekonomike është ulur këmbëkryq në Shqipëri,- deklaroi Vasili. Leku, vijoi ai, po zhvlerësohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandalshme, bizneset në mënyrë masive po mbyllin aktivitetin e tyre, me qindra qytetarë po humbasin vendet e tyre të punës. Vasili tha se  kreditimi po bie dita ditës dhe ekonomia po tkurret nga një rritje ekonomike dyfishore e rremë si ajo që trumbeton Berisha në më pak se 3% që parandalon FMN për këtë vit. Ai u shpreh se nuk është e para herë që dyshja Berisha-Bode janë krejt të pashqetësuar për krizën ashtu siç bënë edhe në vitin 1996 me firmat piramidale që shkaktuan një tragjedi të pashembullt dhe ky qëndrim euforik e i papërgjegjshëm i tyre konstaton dukshëm me shqetësimin shumë të madh e të gjithë shteteve evropiane që prej kohësh kanë miratuar Planet Antikrizë për zbutjen e krizës.Gjatë deklaratës së tij të djeshme, Vasili tha se LSI i kërkon qeverisë të bëjë publike në mënyrë të menjëhershme Planin Antikrizë. Dhe nëse ka të tillë, u shpreh ai të bëjë publik sektorët e ekonomisë që janë më të rrezikuar dhe që duhet mbështetur, iniciativat fiskale që do të përdoren dhe masa e tyre si dhe kur ky Plan Antikrizë do të hyjë në veprim, përpara se sa të jemi shumë vonë dhe kriza të jetë thellësisht e pamenaxhueshme.Sipas tij, Kryeministri, Ministri i Financave, Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë dhe Ministri i Ekonomisë duhet të raportojnë në mënyrë të menjëhershme në Parlament për gjendjen e ekonomisë shqiptare si dhe të bëjnë  transparent  e të miratojnë në parlament Planin antikrizë si dhe çdo nismë tjetër ligjore që duhet të ndërmarrë nga parlamenti për ta mbështetur atë.Çdo shmangje nga detyrimi madhor për të vepruar sipas një Plani Antikrizë transparent dhe të gjithëpranuar do ta ngarkonte Qeverinë dhe kryeministrin Berisha me përgjegjësi politike dhe shtetërore, sepse situata nuk pret më dhe po rëndohet dita ditës dhe zgjidhja e saj nuk mund të presë deri në qershor kur Berisha të largohet nga qeverisja,- përfundoi Vasili.

********************************************************
Meta: LSI u krijua pasi na përjashtoi partia e kongresmenëve  

Lider i LSI, Ilir Meta gjatë një interviste për një revistë tha se nuk është penduar që ka marrë nismën për krijimin e LSI-së. Sipas tij, nuk ishte lideri LSI që u shkëput nga PS, por ishte lidershipi i PS së kohës që e përjashtoi nga të gjitha struktura e kësaj partie në kongresin e njohur si Kongresi i Kongresmenëve.I pyetur nëse është ridimensionuar qëndrimi dhe konkluzioni i tij për figurën e Fatos Nanos, Meta u shpreh se pavarësisht nga oshilacionet në marrëdhëniet tona, pra midis meje dhe zotit Nano (të cilat janë produkt i momenteve që ka kaluar vendi dhe i gjendjes së PS-së), panorama e këtyre marrëdhënieve i ka të gjitha ngjyrat; edhe ato optimiste, edhe ato të errëta. Ai nuk vlerëson asnjë figurë bardhë e zi, pavarësisht nga qëndrimi në një moment të caktuar. Kam vlerësuar kontributin e Nanos në largimin nga filozofia e asgjësimit, sidomos në vitet e para të të qenit në opozitë,- u shpreh Meta. Përsa i përket luftës së buxheteve, lideri Meta tha senuk ka luftë buxhetesh, Sipas tij, ka vetëm krizë në nxitimin e Bashkisë së Tiranës, e cila konkretizohet me buxhetin dhe që vjen për arsye se kryetari i Bashkisë, Edi Rama, nuk arrin ta mbajë këtë funksion për të cilin ai është zgjedhur nga qytetarët e Tiranës bashkë me funksionin e tij politik, shumë të rëndësishëm, por partiak si kryetar i PS-së. I pyetur pse ti besojë elektorati se pikat e tij nuk janë thjesht premtime, Meta tha se kemi dëgjuar kohët e fundit që Berisha është i shqetësuar nga prioriteti që ata kanë shpallur për luftën ndaj varfërisë dhe sidomos në alternativat për punësim. Elektorati ka shumë eksperiencë, vijoi Meta, për të gjykuar seriozitetin e premtimeve të çdo force politike apo të çdo lideri dhe alternative që kërkon votën e qytetarëve. Dëgjuam se Berisha kishte shpallur verifikimin e familjeve të varfra vetëm katër muaj para fushatës, kur këtë mund ta kishte bërë që në fillim. Ashtu sikurse e kemi dëgjuar të thotë prej kohësh se skema e kafshatës është prioritet,- u shpreh Meta. Sipas tij,ai e ka realizuar këtë skemë,por në kuptimin e keq të saj. Ai premtoi edhe luftë kundër korrupsionit, kur të gjithë e dinë se ai është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit. I pyetur se çfarë pengon që brenda të majtës të mbizotërojë varianti i parë, pra bashkëpunimi, Meta tha se Rama ka një filozofi krejt të kundërt. Ai kërkon të centralizojë dhe monopolizojë çdo gjë, të ketë bashkëpunëtorë anonimë pa personalitet e dinjitet dhe që çdo gjë e mirë ti dedikohet atij, por çdo gjë e keqe ti dedikohet ose qeverisë ose LSI-së, qytetarëve ose kujtdo tjetër.
    ************************************
LSI tërhiqet, zhbllokohet buxheti i Tiranës
Lëvizja Socialiste për Integrim është tërhequr nga qëndrimi bllokues ndaj buxhetit te Bashkisë se Tiranës për vitin 2009 dhe ne heshtje zyrtare ka dhëne miratimin e këtij dokumenti te rëndësishëm ekonomik. Ka qene kryetari i këshillit bashkiak Sokol Dervishi i cili ka udhëzuar me shkrim nënkryetarin e këshillit, Petraq Simo që të firmosë kalimin e buxhetit te bashkisë i cili me pas i është dërguar për shqyrtim prefektit te Tiranës Rruzhdi Keci. Sot pranë prefektit, qarku Tiranë, k ardhur sipas procedurës ligjore vendimi i Këshillit Bashkiak për miratimin në parim të buxhetit. Ai sot ka ardhur me firmën e nënkryetarit të autorizuar me shkrim me firmën e kryetarit. Rrjedhimisht unë nënkuptoj firmën e kryetarit të Këshillit në këtë vendim dhe nga pikëpamja proceduriale vendimi është pranuar në prefekturë tha Keçi. Buxheti i vitit 2009 për bashkinë e Tiranës u votua 2 here javën e kaluar dhe ne fund nuk u arriti te kaloi megjithëse ne votimin e pare kryebashkiaku Edi Rama numëroi 29 votat e nevojshme qe nevojiten për kalimin e buxhetit, votimi i cili u konsiderua si i pavlefshëm nga kryetari i këshillit bashkiak Sokol Dervishi.

**********************************************
Meta:LSI, politika reale për zgjidhjen e problemeve
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta i pranishëm në konferencën e Durrësit të kësaj partie deklaroi se LSI do të ndërmarrë politika reale dhe nuk do japë thjesht premtime në ndihmën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. "Ne do marrim politika reale për t'i ardhur në ndihmë shqiptarëve. Ne do të punojmë që integrimi i Shqipërisë të kthehet në realitet dhe jo premtim", -tha ai. Sipas Metës, partia e tij, synon që të zgjidhë problemet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë. "Ne do punojmë që shqiptarët të punojnë, pra ne do u sigurojmë punësim shqiptarëve që të jetojnë të qetë", u shpreh ai. Sipas Metës, papun

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›