"Dosjet", perballe urave te komunikimit nderkombetar
Nga Arta Dade
Kemi qene deshmitare te nje reagimi te fuqishem nderkombetar, lidhur me disa vendimmarrje te qeverise dhe te kesaj maxhorance, te cilat kane dhunuar Kushtetuten, kane shkelur lirite e te drejtat themelore dhe qe e kane rreshtuar vendin tone ne listen e atyre shteteve qe ofrojne nje standard te ulet respekti per ligjin dhe qytetarin. Ky reagim, i cili ka nisur ne fakt muaj me pare me mbrojtjen e sistemit te drejtesise nga nderhyrjet brutale te politikes, perkatesisht te qeverise dhe kryeministrit. Javet e fundit kemi qene deshmitare te nje reagimi te fuqishem nderkombetar, lidhur me disa vendimmarrje te qeverise dhe te kesaj maxhorance, te cilat kane dhunuar Kushtetuten, kane shkelur lirite e te drejtat themelore dhe qe e kane rreshtuar vendin tone ne listen e atyre shteteve qe ofrojne nje standard te ulet respekti per ligjin dhe qytetarin.
Ky reagim, i cili ka nisur ne fakt muaj me pare me mbrojtjen e sistemit te drejtesise nga nderhyrjet brutale te politikes, perkatesisht te qeverise dhe kryeministrit, eshte fokusuar se fundi ne menyre te dukshme ne pengimin e aprovimit nga ana e kesaj maxhorance, te nje ligji antikushtetues per lustracionin. Nga administrata amerikane e deri te Keshilli i Evropes, nga Bashkimi Evropian e deri te diplomatet e huaj ne Tirane, nga kancelarite kryesore e deri tek organizatat joqeveritare me te njohura ne bote, te gjithe kane te njejtin qendrim dhe te njejten kerkese - ky ligj shkel te drejtat e lirite e njeriut dhe nuk duhet aprovuar. Nuk eshte e veshtire te regjistrojme sot qendrime si ato te SHBA-se, BE-se dhe KE-se, te cilat ne menyre te perseritur dhe insistuese, kane terhequr vemendjen ne ate qe nje ambasador i huaj ne Tirane e percaktonte para tre ditesh si "hap prapa ne integrimin evropian te Shqiperise".
Perkunder ketij pozicioni unanim, verejme me shqetesim se sot, kjo maxhorance ka shkeputur ne menyre te vullnetshme, te gjitha urat e komunikimit dhe dialogut me partneret tane, sa i perket ketyre ceshtjeve, duke u mbyllur ne vetvete dhe duke marre nje qendrim qe do t'i shkonte nje regjimi autoritar dhe izolacionist, por jo nje demokracie te re qe synon integrimin ne Evrope dhe ne bote. Qeveria shqiptare, PD dhe shumica e saj parlamentare, kane reaguar ne menyren me te shemtuar dhe te palogjikshme ndaj ketij pozicioni unanim nderkombetar. Kur presidenca ceke e BE-se kritikoi ashper ligjin e dosjeve para pak ditesh, kjo maxhorance replikoi ne rruge zyrtare duke hedhur poshte referencat qe kjo maxhorance i ka bere ligjit cek. Nuk besoj se ka gje me qesharake dhe te papergjegjshme sesa ky reagim mosmirenjohes ndaj ketij institucioni kaq te rendesishem per fatet e sotme dhe te neserme te Shqiperise.
Nga ana tjeter, besoj se kjo mungese totale e vullnetit per te reflektuar dhe bashkepunuar me ata qe na asistojne ne rrugen tone drejt BE-se dhe NATO-s, perben nje rrezik jo te vogel per fatet dhe rrugen qe do te marrin proceset demokratike ne Shqiperi. Vendi yne sot klasifikohet ne studimet me serioze nderkombetare si nje 'regjim hibrid', duke u rreshtuar nje shkalle me poshte sesa Serbia qe shkaktoi luften dhjetevjecare ne Ballkan, apo edhe Maqedonia e Mali i Zi, apo edhe shtete qe ndodhen ne konflikte civile prej disa dekadash si Sri Lanka. Ky imazh aspak optimist buron kryesisht prej menyres sesi e ekspozon vendin ne bote qeverisja e tij. Ai lidhet me standardet e demokracise dhe te lirive politike, ekonomike e sociale qe qeveria dhe institucionet e shtetit aplikojne brenda vendit dhe me menyren sesi ato sillen ndaj shtetasve te tyre. Shqiperia s'mund t'ia lejoje me vetes koston e nje politike te tille qe sot, ne fundin e dekades se pare te ketij mijevjecari, eshte teresisht jashte kohe dhe joproduktive. Vendi yne nuk mund te kerkoje me te kete standardet e tij hibride te demokracise, qe bien ndesh me normat dhe formatin nderkombetar te lirive. Qeveria dhe votat e saj ne parlament, nuk mund te na izolojne nga flukset dhe tendencat demokratizuese, vetem per hir te ruajtjes se pushtetit politik te kryeministrit dhe te kontrollit prej tij te institucioneve te shtetit dhe te drejtesise.