Korridori, si rruge per te arritur qellimin
Nga Jozefina Topalli*
Une besoj se kuptoj mire rendesine e transportit per rajonin tone. E kam mesuar kete rendesi qe e vogel, por edhe kur me duhej te udhetoja disa ore nga qyteti im per te ardhur ne Tirane, kur u zgjodha deputete. Jemi te gjithe deshmitare te procesit te rigjenerimit te akseve kryesore rrugore ne Shqiperi, dhe e ndryshimit qe ato kane sjelle ne qytetet tona, ne rajon por dhe ne ekonomine tone. Me kujtohet mbeshtetja qe gjetem ne popull kur ne miratuam fillimin e rruges Durres - Morine, dhe sa entuziaste jane ata qe shume shpejt do levizin lehtesisht por edhe me lire ne gjithe veriun e Shqiperise. Sic dihet ideja e ndertimit te Korridorit pan-evropian 8, qe lidh rajonet e Adriatikut dhe Detit te Zi, dhe qe kalon permes Republikes se Shqiperise, Republikes se Bullgarise dhe Republikes se Maqedonise, pjese e Korridoreve dhe Rajoneve te Transportit Trans-Evropian, u hodh ne dy Konferencat Ministrore te mbajtura ne Krete me 1994 dhe ne Helsinki me 1997. Ky projekt ka nje impakt te ndjeshem jo vetem ne integrimin infrastrukturor por edhe ekonomik, mjafton te permendim faktin se sipas nje studimi te bere nga Ministria e Ekonomise Italiane humbjet per shkak te perdorimit te itinerareve alternative shume me te gjata jane afro 1 miliard Euro/vit. Nje shifer qe do justifikonte cdo investim te rendesishem ne rrjetin rrugor te Korridorit 8. Teresia e projekteve te Korridorit 8 do te reduktoje ndjeshem kohen e komunikimit te ketij rajoni me Italine dhe vendet e tjera te Bashkimit Evropian, rrjedhimisht do rrise shkembimet tregtare dhe ekonomike te vendeve pjese te ketij korridori. Nga ana tjeter ai sjell nje integrim social e njerezor te nje rajoni qe per nje kohe te gjate ka vuajtur izolimin e natyrshem kerkon rikthimin ne familjen Evropiane. Ndaj dhe ky korridor eshte rruga e integrimit te rajonit tone, rruga e krijimit te nje hapesire ekonomike Evropiane. Dhe ne do te vijojme lobimin se bashku ashtu sic beme me vendet e rajonit edhe per projektet tona madhore, anetaresimin ne BE dhe NATO, me ratifikimet e MSA-se dhe protokollit te NATO-s.
Parlamentet dhe vendet e rajonit, po ndermarrin hapa konkrete per t'i bere apel BE-se dhe instucioneve te saj te na perkrahin per t'i dhene prioritet ceshtjes e projektit pan-evropian te Korridorit 8. Pershpejtimi i ndertimit te ketij korridori merr rendesi prioritare per disa arsye:
Se pari rendesia e komunikimit dhe furnizimit, duke perfshire burimet e energjise, ne drejtimin nga rajoni i Detit te Zi deri ne rajonin e Adriatik-Mesdheut;
Se dyti nevoja urgjente per ndertimin e nje autostrade moderne evropiane, qe lidh vendet e Evropes juglindore ne drejtimin perendim-lindje, si aksi kryesor i komunikimit ne dhe permes rajonit;
Se treti rendesia qe ka marre korridori si nje element qe lidh sistemet e transportit te Evropes dhe Azise me ane te projektit TRACECA.
Eshte momenti i duhur per te kerkuar mbeshtetje pasi ka nje sere argumentesh ne favor te diskutimit dhe zbatimit me prioritet te ketij projekti. Programi i presidences aktuale ceke parashikon diskutime te politikes se Rrjetit Trans-evropian te Transportit. Komisioni Evropian eshte ne proces te krijimit te nje propozimi (Green Paper) per kete politike, po ashtu modernizimi i metejshem i elementeve te rrjetit pritet te behet nga Grupi i Nivelit te Larte. Ne raportin e vitit 2005 lidhja multi-modale Bari/Brindisi - Durres/Vlora - Tirane - Shkup - Sofje - Burgas/Varna (Korridori VIII) percaktohet si pjese e aksit prioritar te zgjerimit jug-lindor te Rrjetit te Transportit Trans-evropian. Keshilli i Ministrave te Transportit te vendeve te Bashkimit Evropian i dha Komisionit nje mandat per te filluar negociimet per nje marreveshje per unionin e transportit me Ballkanin Perendimor. Ky eshte nje korridor kyc per rrjetin madhor te transportit te Ballkanit dhe ate Evropian ndaj dhe eshte koha qe ne te apelojme, qe ne perputhje me propozimet e Komisionit Evropian dhe vendimet e Keshillit te Ministrave, te specifikohet mbeshtetja financiare per projekte ne Kuadrin Financiar aktual te BE-se, dhe te periudhes ne vazhdim.
Nga fjala e mbajtur dje ne takimin nderparlamentar te Komisioneve te Transportit te Italise, Bullgarise, Maqedonise dhe Shqiperise, organizuar ne mjediset e Kuvendit te Shqiperise, tema e te cilit eshte: "Pershpejtimi i realizimit te projekteve pergjate Korridorit 8 Pan-Evropian te Transportit"