E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet perplasja KLD-qeveri

Drafti ligjor i qeverise per gjykaten administrative eshte ndeshur me verejtjet thelbesore te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Ne nje seance degjimore ne komisionin e ligjeve, nenkryetari i ketij institucioni, Kreshnik Spahiu paraqiti verejtjet dhe sugjerimet rreth draftit, nje mendim i cili duhej te ishte marre nga KLD para se drafti te miratohej ne qeveri.

Spahiu atakoi ne komision nenin e projektit qe ben fjale per ngritjen e nje gjykate ne Tirane dhe seksione ne rrethe, duke u shprehur se ky eshte nje model i deshtuar.

“Ajo cka do te sillja per kunderargument eshte se kush merr persiper nga hartuesit e pr/ligjit te thote c’fare te reje sjell ky pr/ligj ne gjykaten administrative. Ndryshimi nga sqetulla e gjykates se rrethit ne sqetullen e gjykates se kryeqytetit nuk ndryshon asgje”, ka deklaruar Spahiu.

KLD, institucion qe drejtohet nga presidenti i Republikes, atakoi dhe nenin per pezullim automatik te aktit administrativ, duke u shprehur se ky moment le vend per abuzime, por preku dhe ceshtjen e standarteve te emerimit per per te cilat tha se duhet te jane kompetence e KLD.

Por debati ne komisionin e ligjeve perfundoi ne nje aspekt banal perkundrejt rendesise se ketij ligji, ne momentin kur perfaqesues te KLD shprehen indinjaten e tyre qe me ligjin jane njohur ne faqen e internetit, pasi ishte miratuar ne qeveri.

“Kjo shkrese eshte derguar te premten pasdite per te marre mendimin diten e hene. Ne jemi njohur me te vetem permes internetit”, ka thene Spahiu.

I gjithe ky debat i pavlefshem dhe mbrojtja e Ministrise se Drejtesise per pamundesine e dergimit te drfatit ne KLD per arsye objektive ndodhin ne nje kohe kur keto dy institucione ndodhen ne nje godine dhe perfaqesuesit e tyre vetem disa metra larg me zyra nga njeri-tjetri.

Ai gjithashtu konfirmon klimen e ngrire mes dy institucioneve dhe interesave politike te ndryshme qe tashme ato perfaqesojne.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›