Dosjet,PD:Dorëheqje për të prekurit nga ligji

Anëtarët e gjykatës kushtetuese që preken nga ligji i pastërtisë së zyrtarëve duhet të japin dorëheqjen. Zëdhënësi i deputetëve të grupit parlamentar demokrat Aldo Bumçi duke cituar vendimin e gjykatës së Strasburgut mbi etikën profesionale të gjyqtarëve të miratuar në qershor të 2008, tha se ky vendim prevalon mbi çdo kushtetutë të vendeve europiane. Pasi ligji i dosjeve hyri në fuqi pa firmën e presidentit, Partia Socialiste deklaroi se do ta ankimonte në gjykatën kushtetuese. Por, sipas kryeministrit Sali Berisha, gjykata kushtetuese nuk mund të marrë në shqyrtim ligjin e dosjeve pasi ka konflikt interesi me këtë ligj.