E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Indian Singh, letër Berishës

>Kryeministri indian, Manmohan Singh përmes një letre drejtuar Kryeministrit Sali Berisha shpreh kënaqësinë për marrëdhëniet në rritje mes Indisë dhe Shqipërisë, si dhe për thellimin e tyre pas hapjes në Neë Delhi të Misionit Diplomatik shqiptar.  
   Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, në këtë letër, Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh shpreh vlerësimet e Tij më të larta për figurën e Nënë Terezës, figurë e cila vazhdon të jetë një simbol i fuqishëm i lidhjes mes dy vendeve.     Në letrën e Tij për z. Berisha, Kryeministri indian shprehet:  "Ne jemi të lumtur që marrëdhëniet mes Indisë dhe Shqipërisë po njohin rritje. Hapja e Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Neë Delhi dhe vizita e fundit e Ministrit Tuaj të Jashtëm do ti japë më shumë nxitje marrëdhënieve tona bilaterale.   Nënë Tereza, e cila ishte e etnisë shqiptare, si dhe një shtetase indiane, solli lavdi tek ne përmes punës së saj vetëmohuese. Ajo vazhdon të jetë një simbol i fuqishëm i lidhjeve mes dy vendeve tona. Unë gjithashtu shfrytëzoj këtë rast për tu falënderuar Ju për ftesën tuaj të ngrohtë për të vizituar Shqipërinë. E çmoj këtë si një nder të madh për Indinë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›