E Shtunë, 31 Tetor 2026

"The Economist",PS: Shqipëria,demokraci me elementë autoritarë

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se "Shqipëria ndodhet në grupin e tretë midis 165 vendeve të botës dhe 49 vendeve europiane, përsa i takon indeksit të demokracisë". Islami tha se kjo renditje është publikuar në revistën më prestigjioze në botë për ekonominë, "The Economist". "Në të është botuar indeksi i demokracisë për 165 vende të botës, të ndara në katër grupe, në demokraci të plota, demokraci me defekte, demokraci hibride, dhe grupi i fundit i sistemeve autoritare". Sipas Islamit, "Shqipëria ndodhet në një grup me Irakun, territoret e Palestinës, Bangladeshin, Zambian, Libanin, Mozambikun, Kamboxhian, Kenia e Kirkistanin, Etiopinë dhe Venezuelën"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›