Shalsi për buxhetin: Berisha dhe Meta,kundër qytetarëve
"Deklarimet e Berishës dhe Metës së ditës së sotme tregojnë edhe njëherë se Berisha dhe Meta, kanë vënë interesat personale mbi nevojat e qytetarëve, luftën për pushtet mbi shërbimet për qytetin", u shpreh nënkryetari i bashkisë së Tiranës Eduart Shalsi. "Ilir Meten dhe Sali Berishën i ka bashkuar verbëria për të parë qytetin, shurdhëria për të dëgjuar njerëzit, mungesa e ndjeshmërisë për hallet dhe problemet e qytetarëve. Me sa duket Ilir Metën dhe Saili Berishën i bashkon i njëjti hall, lufta për pushtet", përfundoi Shalsi.