E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosicky vazhdon në Arsenal

Mesfushori i Arsenalit, Tomas Rosicky ka nënshkruar kontratë të re me klubin.

29 vjeçari iu bashkua Topxhinjëve në maj 2006 nga Borussia Dortmund dhe ka bërë 76 paraqitje dhe shënoi 14 gola.

Ai u kthye në fushë gjatë verës së vitit të kaluar pas 18 muajve mungesë për shkak të lëndimeve të gjurit.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar kontratë të re. Besoj se kam edhe shumë për të dhënë për këtë klub, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët”, tha Rosicky.

Sipas politikës së Arsenalit, nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e kontratës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›