E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusturica thotë se ia vlen të luftohet për Kosovën

Regjisori serb, Emir Kusturica konsideron se ia vlen të luftohet për Kosovën dhe në të njëjtën kohë të mos kërkohet një zgjidhje përfundimtare, sepse ajo është e pamundur.

"Disi më duket mua, se pavarësisht sa territor do të shpenzohej, ia vlen të luftojmë për Kosovën dhe të mos e kërkojmë një zgjidhje përfundimtare, pasi ajo është e pamundur. A do të jetë zgjidhje e duhur ndarja, a do të ishte më mirë të bëjmë diçka që në duart e fuqive botërore qëndron vetëm si ide, unë nuk e di", tha Kusturica në një intervistë për të përditshmen serbe "Politika".

Kusturica konsideron se duhet luftuar për Kosovën, sepse kjo është një çështje e mitologjisë rreth mbijetesës së një populli.

"Dimensioni mitologjik i Hollivudit është, në fakt, një nivel që siguron nivelin simbolik të kombit amerikan, kështu që Kosova është diçka që kurrë nuk duhet të heqim dorë, për asnjë çmim”, theksoi ai.

Ai shtoi se "është vështirë të jesh i mençur, në një situatë jashtëzakonisht të ndërlikuar botërore që është projektuar për të zgjidhur përmes Kosovës, për shkak se objektivat gjeo-strategjike janë duke u arritur përmes Kosovës dhe shpinave tona".

"Është e vështirë tani të jesh i mençur dhe të thuash se çfarë duhet të bëhet”, tha Kusturica. /b92/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›