E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE jep miliarda për të papunët!

Keqpërdorimi i ndihmave sociale në BE, nëse nuk është më i madhi, është një ndër faktorët më të rëndësishëm të krizës aktuale në euro-zonë, ngase ndihmat për të papunët, të cilët edhe nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe për t’u punësuar, për çdo vit kapin vlerën prej disa dhjetëra miliarda euro.

Edhe pse keqpërdorimi i parave të shtetit është i zakonshëm, si në shtetet e Mesdheut, siç janë Greqia dhe Spanja, e gjithashtu edhe në Britani dhe shtetet skandinave, rekorder absolut në këtë fushë në Evropë është Franca, ku personat, të cilët mbesin papunë, varësisht prej pagës që kanë marrë, gjatë dy viteve të ardhshme mund të marrin një ndihmë prej 71 mijë euro në vit.

Për pagesat sociale, Franca shpenzon madje më shumë se sa Suedia, rreth 20 për qind të bruto prodhimit të brendshëm, apo 500 miliardë euro.

Sipas një raporti të parlamentit të Francës, në vitin 2010, nëpërmjet keqpërdorimit të sistemit të mbrojtjes sociale, shteti francez është dëmtuar për 20 miliardë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›