Dr. Ivanaj:"Leucemia, cfare duhet pasur parasysh per te zbuluar semundjen
Nje analize gjaku komplet, se bashku me formulen, eshte keshilla kryesore qe jep mjeku hematolog, dr. Arben Ivanaj per cdokend qe kryen analiza rutine, apo edhe per ate persona, te cilet kane histori familjare, qe kane vuajtur nga semundjet e gjakut. Kjo eshte A-ja e cdo personi, i cili duhet te jete ne kontroll te analizave te pakten nje here ne 6 muaj. Mjeku, ne nje interviste, tregon se cilat jane shenjat e semundjes, cfare duhet bere nese ajo kapet ne stade te hershme, kur leucemia kronike nis te mjekohet etj.
Cfare eshte leucemia kronike dhe si mund te zbulohet ajo? Po dallimi i saj me leucemine akute?
Leucemia eshte nje semundje gjaku, gjate se ciles trupi i njeriut prodhon qeliza te bardha jonormale ose kanceroze, te cilat jane te paafta te kryejne funksionin e tyre normal. Eshte nje lloj leucemie, nje lloj kanceri i gjakut me zhvillim te ngadalte, i cili mund te vazhdoje ne disa vite, por ne disa raste mund te progresoje shume me shpejt. Kjo zgjatje ne kohe mund te beje qe pacientet ta diagnostikojne ate heret vetem me nje analize te thjeshte gjaku dhe te zgjasin jeten e tyre, si dhe te permiresojne cilesine e saj. Te dhenat mjekesore tregojne se mjekimi i saj varet shume nga grada, ne te cilen e zbulon semundjen pacienti. Nderkohe, per sa i perket leucemise akute, ajo shfaq problemet ne shendetin e personit ne menyre te menjehershme, problemi eshte i njejti ku trupi i njeriut prodhon qeliza te bardha jonormale ose kanceroze, por ne forme shume me te perparuar. Kjo forme rrezikon jeten e pacientit, ndersa jetegjatesia e tij varet serish ne fazen kur kjo semundje eshte kapur dhe mjekimi qe i eshte bere atij.
Sa e shpeshte eshte kjo semundje ne vendin tone duke pare raportet me rastet ne bote? Cila eshte mosha me e prekur prej kesaj semundjeje?
Leucemia kronike eshte akoma nje semundje e rralle, pra nuk flitet per nje epidemi, por ne vitet ne vazhdim cdo njeri nga ne do te njohe te pakten nje person qe do te kete kete semundje. Vetem ne 2009-n ishin me shume se 5000 raste te reja te diagnostikuara ne te gjithe boten. Shumica jane duke pasur nje jetegjatesi normale si pasoje e ndryshimit ne menyren e trajtimit te ketij kanceri. Bazuar ne statistika, ne Shqiperi rastet me leucemi jane rreth 70, qe po mjekohen aktualisht, nderkohe bazuar ne perllogaritjet, raste te reja per nje vit jane 1-2 raste per 100 000 banore, pra duke pasur parasysh numrin e popullsise shqiptare, afersisht 20-25 raste te reja ne vit. Kjo do te thote qe ka akoma raste te padiagnostikuara, te cilat sigurisht do te paraqiten ne faza te mevonshme, me te avancuara. Per sa i perket moshes, ajo zakonisht prek moshen e mesme dhe lart, me nje moshe mesatare te diagnozes 55-60 vjec. Rreth 2 per qind te rasteve te diagnostikuar jane femije, te cilet kryesisht marrin ndihme mjekesore ne pavijonin e onko-pediatrise.
Cilat jane shenjat e leucemise qe nje person mund te dyshoje se eshte i prekur dhe me pas te kryeje analizen e gjakut?
Ne fazat e hershme te leucemise, personat e prekur nuk kane shenja. Gati gjysma e personave me kete semundje ne kohen e diagnostikimit nuk kane shenja. Por kur shenjat shfaqen, ato mund te jene: lodhje e vazhdueshme, e cila nuk largohet, humbje te pashpjegueshme ne peshe, ethe, veshtiresi ne frymemarrje, djerse naten, renie te oreksit, dhimbje barku etj. Pergjithesisht, semundja kalon neper tre faza: faza kronike me mbi 10 vjet mbijetese, faza e acelerimit rreth 1 vit mbijetese dhe faza e krizes me rreth 6 muaj mbijetese. Me mjekimet e sotme, keto te dhena kane ndryshuar mjaft. Nese nuk mjekohet leucemia kronike perkeqesohet progresivisht dhe mbijetesa shkurtohet mjaft.
Cila eshte menyra e vendosjes se diagnozes dhe si mjekohet ajo?
Diagnoza leukozes kronike eshte shume e thjeshte. Vetem nje analize gjaku, e cila tregon parametrat, mund te zbuloje ne kohe nje semundje te tille. Te dhenat mjekesore tregojne se kurimi i saj varet shume nga grada, ne te cilen e kap semundjen pacienti. Sa me heret te zbulohet semundja aq me shume rezultate ka mjekimi, dhe e gjithe kjo ndikon ne rritjen e mbijeteses dhe permiresimit te cilesise se jetes. Lajmi i mire eshte se shkenca sot ka zbuluar preparate, te cilat mund te trajtojne leucemine. Preparatet e sotme ne dispozicion te ketyre te semureve ndihmojne qe te mbajne semundjen ne faze kronike. Keshtu, pacientet me leucemi mund te jetojne me gjate dhe mbi te gjitha te kryejne aktivitetin e tyre ditor. Per fat te mire, keto preparate jane sot edhe ne Shqiperi. Se fundmi, eshte shpikur edhe terapia, e cila vepron direkt mbi mekanizmin e semundjes duke bere keshtu te mundur eliminimin e semundjes. Pikerisht, ne kete dite, pacientet me leucemi, me mjekimet e reja ne dispozicion nuk kane pse te jene te tmerruar nga fjala kancer.
Domethenia e dites boterore
22 shtatori eshte shpallur si Dita Nderkombetare e Sensibilizimit kunder Leukozes Mieloide Kronike, ose, sic njihet, Leucemise. Eshte zgjedhur kjo date, sepse ndryshimet gjenetike qe shkaktojne leucemine ndodhin pikerisht ne kromozomin 22 dhe 9, prandaj u zgjodh edhe data (22/9). Kjo dite ka per qellim te inkurajoje pacientet, punonjesit e kujdesit shendetesor, qeverite dhe gjithe komunitetin per te punuar se bashku per te permiresuar diagnozen, trajtimin dhe kujdesin per pacientet me kete semundje. Sensibilizimi i gjithe komunitetit per rendesine e kapjes se hershme te leucemise eshte vetem nepermjet nje analize te thjeshte gjaku, eshte nje nga objektivat e kesaj dite.