Imami: Rivleresim te gjitha pronave te FA, bazuar ne hartat para vitit 1991 Eva Gjura
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka urdheruar rivleresimin e te gjitha pronave te Forcave te Armatosura te bazuara ne hartat para vitit 1991. Ne mbledhjen e Bordit Drejtues te Monitorimit te Procesit te Regjistrimit te Pronave te FA, ministri Imami eshte shprehur se per t'i sherbyer luftes ndaj korrupsionit, jane marre te gjitha masat e rendesishme administrative dhe me nje urdher te vecante do te kerkohet qe te gjitha pronat e Ministrise se Mbrojtjes edhe ato qe jane shitur qe nga viti 1991 do t'i nenshtrohen nje rishqyrtimi te plote mbi bazen e hartave te vitit 1990 dhe perpara.
"Harta bakejsh te bera nga Ministria e Mbrojtjes, nga Instituti i Gjeografise, nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve e te tjera institucione ne keto 20 vjet nuk do te lejojme me, hartat e vjetra kur duam i perdorim dhe kur nuk duam nuk i perdorim, te gjitha keto praktika nuk do te vazhdoje me. Do t'i kthehemi te gjitha pronave qe Ministria e Mbrojtjes ka privatizuar apo ka dhene ne perdorim te treteve, pushtetit lokal, institucioneve te tjera qendrore, per te bere nje ballafaqim midis situates se prones se vitit 1990 mbeshtetur ne hartat e asaj kohe", - eshte shprehur ministri Imami. Ai ka perseritur me force kerkesen per te evidentuar te gjitha pronat e lira nga ndertesat, te cilat kane edhe troje dhe me nje VKM t'ia kalojme Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ne kete menyre, ka nenvizuar ai, japim nje kontribut per kete proces shume te rendesishem per njohjen e te drejtave te ligjshme te prones ne Shqiperi te shkallmuara ne 50 vjet te regjimit komunist. Pronat e teperta, te cilat nuk kemi kapacitet t'i mbajme, t'i ruajme dhe qe jane nje barre per ushtrine shqiptare, t'i jepen publikut. Prioriteti i dyte do te jete kalimi i pronave njesive te pushtetit vendor. "Nje rendesi te madhe ka ceshtja e regjistrimit te pronave. Nje prone qe nuk eshte e regjistruar nuk eshte prone ne ekonomine e tregut. Nje prone qe nuk eshte e regjistruar, nuk eshte e njohur, nuk ka karte identiteti, nuk shitet, nuk blihet, eshte e pavlefshme, eshte jashte tregut. Ky eshte nje krim i madh per nje vend, i cili do te zhvillohet, ashtu sikurse eshte nje krim i madh ne qofte se i mbajme keto prona ne menyre te pa arsyeshme dhe vazhdojme te paguajme nga buxheti i mbrojtjes dhe i sigurise per gjera qe nuk na vlejne me", - tha ministri. Gjithashtu, ai ka theksuar se ne tre vitet e fundit kane dale jashte perdorimit te FA nje numer shume i kufizuar pronash, ndersa pjesa me e madhe kane dale jashte Planit te Perhapjes pergjate 20 viteve reformim te kesaj Force. "Nga 1300 prona qe ne aktualisht disponojme rreth 180-190 mbeten ne Planin e Perhapjes te FA. Ne vitin 2009 rreth 1000 prona kane qene jashte Planit te Perhapjes. Ne keto tre vjet kane dale jashte Planit te Perhapjes pothuajse vetem depot qe jane zbrazur nga materialet e teperta dhe nga municionet e teperta", - u shpreh Imami.
Mblidhet Bordi Drejtues i Monitorimit te Procesit te Regjistrimit te Pronave te FA
Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, ka mbledhur dje Bordin drejtues te Monitorimit te procesit te regjistrimit te Pronave. Qellimi i kesaj mbledhje ka qene koordinimi i punes per t'i dhene nje zgjidhje te drejte, efeciente dhe efektive te ceshtjes se pronave te Forcave te Armatosura. Ne mbledhje kane qene te pranishem, Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, Kryeregjistruesi i Republikes se Shqiperise, z. Arben Qirjako, Kryetari i AKKP-se, z. Avenir Peka, drejtori i Agjencise se Inventarizimit dhe Transferimit te Pronave Publike, z. Bardh Rica, drejtori i Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, z. Urim Muja, dhe drejtori i Privatizimit ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, z. Genti Minarolli, te cilet u angazhuan per te intensifikuar bashkepunimin ne menyre qe secili prej institucioneve te angazhohet maksimalisht, sipas fushes se tij te veprimit.