E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuraje per t'u rikthyer tek liria Nga Prof. Dr. Sali Berisha

Ky eshte nje vit i vecante per vendin tim, viti i 100 vjetorit te pavaresise sone. Pavaresia e Shqiperise u shpall 100 vite me pare, por ai ishte gjithashtu nje vit vendimesh te tmerrshme per ndarjen me te padrejte te territoreve shqiptare, qe i shkaktuan nje humbje te madhe vendit tim: veshtiresi, diktature, pushtime. Por gjithsesi, kemi shume arsye per te falenderuar Zotin, per te falenderuar miqte sepse sot Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s, shqiptaret jane te lire, Shqiperia eshte nje vend i lire qe punon shume per te ardhmen e tij. Rastesisht, ne kete vit te 100 vjetorit te pavaresise, Shqiperia kryeson institucionin me te vjeter demokratik ne Europe, Keshillin e Europes. Ne si kryesues kemi zgjedhur nje objektiv, adoptimin e motos "Te bashkuar ne diversitet". E kemi zgjedhur kete moto sepse nese e shikoni kombin shqiptar, ai eshte nje vend multifetar, eshte nje vend marredheniesh te shkelqyera fetare, nje vend qe respekton plotesisht besimet fetare. Asnjehere ne historine e vendit, nuk ka patur incidentin me te vogel fetar. Te gjithe themeluesit e rilindjes sone ishin ne te njejten kohe udheheqes fetar, por mund te lexoni qe kurre nuk mund te identifikoni fene te ciles i perkisnin. Keshtu do te bejme me te miren tone. Ne muajt qe do te vijne, ne Tirane do te zhvillohet nje Samit i 41 krere shtetesh, per te debatuar mbi dialogun nderfetar dhe tolerancen fetare.

Me lejoni t'ju ve ne dijeni mbi faktet e fundit, pas filmit te "Pafajesia e myslimaneve", imamet ne Shqiperi ishin te pakenaqur, por ata i bene thirrje ndjekesve te tyre, ne respekt te profetit te adhuruar Muhamed, te japin gjak per femijet talasemik, te sigurojne libra falas per te rinjte, per t'i edukuar me mire. Imamet arriten ne perfundimin se kjo eshte menyra me e mire per ta nderuar profetin. Une besoj se kombi im mund te jap shembuj te mire ne nje prej ceshtjeve me te ndjeshme te kesaj kohe, nje tjeter menyre qe kemi zgjedhur per te afruar vendet e pranveres arabe me Keshillin e Evropes. Une besoj se procesi ne vendet arabe eshte i pakthyeshem. Eshte nje proces me i veshtire se procesi yne i daljes nga diktatura komuniste ne nje shoqeri te lire, sepse ata nuk kane shembuj, nuk kane modelin. Modeli, ne pergjithesi, eshte ne anen tjeter te Mesdheut. Prandaj do te jete vendimtare, jetesore qe vendet e lira te afrohen me ta; qe institucionet evropiane, think-tank-et e tyre, t'i ndihmojne ata per te ndertuar nje shoqeri te lire dhe demokraci te konsoliduar.

Kryesia jone do te merret me te rinjte, qe tashme po behet ceshtja me e ndjeshme ne kontinentin tone. Nese e shikoni kete krize do te shihni se me te prekurit prej saj jane te rinjte. Eshte nje krize qe po gllaberon pjesen me te rendesishme te energjise se shoqerise, qe eshte energjia e te rinjve. Le te shohim te gjithe bashke cfare te bejme me mire per ta, si bejme perpjekjet me te medha per punesimin e tyre, per te permiresuar situaten e tyre.

***

20 vjet me pare Shqiperia ishte nje nga tre vendet me te varfra ne bote, ne kishim te ardhura per fryme prej 204 dollare amerikane, prane Angoles dhe Ugandes. Sot Shqiperia i perket grupit te vendeve me te ardhura te mesme, te larta. Shqiperia ende nuk eshte nje vend i zhvilluar, por ka arritur te kete disa indekse te ndjeshme te vendeve te zhvilluara, dhe jam shume krenar qe shumica e tyre lidhen me njeriun: vdekshmeria foshnjore nje shifrore, vdekshmeria amesore nje shifrore, vdekshmeria eshte me e ulet se ne cdo vend ish-komunist; indeskin persa i perket banesave per 1000 banore ku kemi lene pas 5 ose 6 vende anetare te BE.

Shqiperia gjithashtu gjate ketyre 20 viteve ka treguar se cfaredo qe ka arritur e ka arritur duke respektuar lirite, dhe mbi te gjitha lirite e tregut. Disa jave me pare nje studim i institucioneve shume serioze tregoi se vendi im persa i perket lirive ekonomike eshte ngjitur nga vendi i 32-te ne vendin e 12-te. Ne gjithashtu jemi nje nga 10 qeverite me te vogla ne bote.

Kur shikojme kete krize, qe eshte shume serioze, euro eshte nje prej aneve te saj, por ane me te thella jane ne bazen e saj. Une besoj se njerezit e lire duhet te kene kurajen te rikthehen tek lirite, sepse ka ndodhur dicka me lirite ekonomike ne shoqerite tona. Ju degjova duke permendur Kinen, por nese i shikoni lirite ekonomike ne Kine, do te gjeni nje tipar ndryshe nga ai qe ne kemi ne mendjet tona.

Kjo krize do te jete e gjate, por ju bej thirrje juve, miq nga vende te eurozones dhe Bashkimi Europian qe te shqyrtoni mundesite qe mos ta lejoni ate te zgjerohet ne zona te tjera. Sado te medhenj apo te vegjel qe jemi, jemi shume te nderlidhur me njeri tjetrin, dhe mund te ndihmojme, te japim sadopak ndihme per te lehtesuar krizen ne teresi.

* Nga fjala e mbajtur dje, ne takimin e lidereve te Demokrateve te Qendres: "Kthimi tek lirite si rruga e daljes nga kriza"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›