"Lufta ime me drogen, nga ish-Blloku ne rehabilitim"
E ka nisur gjithcka si nje kuriozitet rreth tete vjet me pare, ndersa tashme lufton per t'i shpetuar kthetrave te droges. Familja nuk e ka mesuar ende se Lajdi ka rene viktime dhe po keshtu per nisjen e terapise me metadon prej disa muajsh, per te cilen kohet e fundit i duhet qe kuren ta perballoje vete. Cdo dite beteje me "tundimin" nga kjo semundje qe sipas shifrave zyrtare ka prekur te pakten 40 mije persona ne Shqiperi. Lajdi K., sot eshte 26 vjec dhe banon ne periferi te kryeqytetit. I martuar dhe me nje femije qe behet dy vjece. Shkon ne qendren e rehabilitimit "Aksion Plus" fshehurazi dhe del po ashtu qe andej. Nuk pranon identifikimin dhe kerkon te mbrohet nga opinioni. Por qellimi i tij prej me se dy vitesh eshte vetem nje, te mposhte drogen. Dhe duket se po ia del me kuraje dhe guxim, teksa shpesh, tregon ai, ka dhe shqetesime shendetesore dhe tundohet. Madje, ndonjehere edhe shoqeria, ajo qe i mesoi kete rruge ferri, e ve ne prove. "Me eshte dashur te shoh e te luaj me heroine ne tavoline, por ne fund nuk jam dorezuar. Kam i vendosur ta braktis nje here e mire", - tregon 26-vjecari. Ne nje bisede me gazeten "Koha Jone" flet se si nisi te pinte droge, problemet me policine dhe veten, deri tek vendimi per ta lene perfundimisht. "Nuk ia sugjeroj askujt. Te nisesh drogen eshte njelloj sikur t'i hapesh rrugen vdekjes. Deri tani kam qene me fat dhe tashme fatin e kam ne doren time", - thote ai ne interviste.
Shume turinj tregojne se e kane nisur si kuriozitet dhe te tjere se kane qene pjese e shitjes se saj apo e shoqerise se keqe. Po ju, si rate preh e droges?
Ka qene diku rreth tete vite me pare. Nuk kam pasur deshire asnjehere qe ta pija. Por shoqeria me futi ne kete valle krejt rastesisht. Frekuentonim vazhdimisht ish-Bllokun dhe me kalimin e kohes, nga nje vezhgues u ktheva ne konsumator i saj. Fillimisht me hashashin dhe me pas me heroinen.
Dhe si e gjenit?
Pjesen me te madhe e gjenin shoket. Ata ma mesuan dhe mua. Me pas m'u be e nevojshme dhe perpiqesha ta kerkoja dhe gjeja vete. Shpesh edhe e kam shitur qe te blija per vete. Nuk e kontrolloja dot me veten time. Nese bie prè e saj e ke te veshtire te shkeputesh.
Po familja nuk e ka diktuar asnjehere ?
Zakonisht nuk jepja shenja. Pasi rrija gjithnje me shoqerine dhe nuk konsumoja ne familje. Kam familje te mire dhe shume qytetare. Nuk kemi pasur asnjehere probleme dhe nga ekonomia kemi qene mire, ndersa une kam punuar. Por e thashe, se shoqeria ishte shkaku kryesor dhe me tej u bera i rregullt. Nuk me diktuan, pasi nuk e kam marre kurre me shiringe dhe nuk lija shenja.
Si vendoset ta linit drogen?
Prej disa vitesh jam martuar dhe bej jete te rregullt familjare. Kam edhe nje femije dhe per hir te saj vendosa ta braktisja drogen nje here e mire. Eshte nje motiv edhe me i forte per t'iu larguar. Tashme po behen gati dy vjet qe perpiqem dhe disa muaj qe i kam qendruar larg fale terapise qe bej.
Vini shpesh ketu ne qender?
Pothuajse cdo dite. Duhet marre me patjeter metadoni, edhe pse kohet e fundit e perballojme vete kuren, pasi nuk ka. Gjithsesi, nuk mund ta nderpres. Qetesohem disa ore dhe kthehem ne shtepi. Familja nuk di gje ende dhe shpresoj te mos e mesoje kurre.
Ke pasur probleme gjate ketyre viteve?
Po. Normalisht qe po. Kryesisht me policine, pasi ata, pasi te pikasin, te ndjekin. Edhe me kane dhunuar, edhe me kane ndaluar. Por kryesisht per konsumim dhe jo shitje. Kujtonin se isha pjese e ndonje rrjeti. Gjithsesi tashme them se ia kam dale t'i le pas keto probleme. Por shpesh kur jam ne shtepi ndjej lodhje, me dhemb trupi dhe te tjera shqetesime. Por qe prej kohes qe kam nisur mjekimin, nuk i jam kthyer me droges. Nuk e them se kam shpetuar perfundimisht, por mendoj se po ia dal dhe do t'ia dal.
A ke rrezikuar t'i kthehesh perseri dhe cfare mesazhi u jepni te rinjve?
Ka pasur disa raste, por ne asnje prej tyre nuk jam tunduar. Shpesh edhe shoket me provokojne, duke me ofruar doza heroine falas, por, pasi jam menduar, ua kam kthyer pas. Kam qene me fat deri tani, pasi te nisesh drogen do te thote sikur te shkosh i sigurt drejt vdekjes. Tashme e kam vete ne dore dhe jam i vendosur t'ia dal. Te rinjve u them qe as mos ta mendojne, jo me ta provojne...
Shqiperia, vendi me 40 mije perdorues
Shqiperia numeron rreth 40 mije perdorues te droges, prej te cileve numrin me te madh e ze grupmosha 15-20 vjec. Ndryshe nga vendet e tjera te botes, perdoruesit e droges ne vendin tone, marrin kryesisht droge te rende, si heroine dhe kokaine. Sipas drejtorit te qendres per trajtimin e te droguarve "Aksion Plus", prane Ambasades Amerikane, Genc Mucollari, rreth 10 per qind e ketyre perdoruesve jane femije politikanesh ose intelektualesh, nga fusha te ndryshme te kultures dhe artit.
Metadoni
Metadoni eshte ne formen e tabletave qe permbajne 5mg, 10mg ose 40mg. Tabletat zakonisht merren nga goja, por ka edhe tableta qe shkrihen ne uje dhe administrohen ne doza te ndryshme puder, qe gjithashtu shkrihet ne uje, qe matet dhe shperndahet nga nje pompe automatike. Ne kete menyre dozat mund te maten dhe ne 1 ose 2 mg. Per shumicen e njerezve efekti i metadonit zgjat 24-36 ore ne nje marrje te vetme. Metadoni eshte perdorur per disa vjet si trajtim si kunderveprues per heroinen. Ka veprim te gjate dhe mund te merret vetem nje here gjate dites. Gjendet ne forme te lenget dhe merret nga goja pa e injektuar ne ndonje pjese te trupit.
Raporti, 60 mije vete e kane provuar drogen
Rreth 60 mije persona ne vendin tone kane provuar lloje te ndryshme drogash. Nderkohe qe, sipas te dhenave te ofruara pak kohe me pare nga Sherbimi i Toksikologjise Klinike ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", numri i kerkesave per trajtim ka pesuar rritje ne menyre te ndjeshme. Keshtu, nga 672 raste ne vitin 2000, ne vitin 2009 jane regjistruar 2149 raste. Per sa i perket moshes mesatare te personave qe kane kerkuar trajtim ne kete sherbim, ajo eshte 27,1 vjec per meshkujt dhe 26 vjec per femrat. Ndersa raportohet per nje ndryshim ne diferencen e moshes tek klientet e rinj qe hyjne ne trajtim, me nje moshe mesatare 19,8 vjec per meshkujt dhe 19,6 vjec per femrat