E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dr. KIM DRASA: Prostata e zmadhuar nuk kthehet në kancer

Autori i Lajmit: Denisa Kona
Doktori i Shkencave Mjekësore, Kim Drasa pret çdo ditë në dhomën e tij klinike në Poliklinikën Qendrore nr.3 të Tiranës, pacientë të të gjitha moshave, ku mbizotërojnë burra të moshës së dytë dhe të tretë. Si në pak specialitete të tjera, këtu çdo ditë ka radhë pacientësh që kërkojnë ndihmë për problemet urologjike ku futen sëmundjet në rrugët urinare, vezika urinare, impotenca seksuale, prostata etj. Sidomos për prostatën ka mjaft ankesa dhe kjo shpjegon përse në derën e doktor Kim Drasës ka më së shumti burra sesa gra. Vizitat e shumta e kanë ndihmuar mjekun që të kryejë paralelisht edhe studime të bazuara në rastet e paraqitura dhe shifrat e mjekimit. Prandaj, jo rastësisht ai është edhe anëtar i Shoqatës Europiane dhe Botërore të Urologjisë. Në këtë numër ai flet për dy nga diagnozat më të përhapura mashkullore: prostatitin apo infeksionet e prostatës dhe për zmadhimin e prostatës, i cili i tremb burrat.
Zmadhimi i Prostatës (HBP)
Hyperplasia Beninje e Prostatës (HBP) kjo gjendje pothuajse e paevitueshme, është pikërisht zmadhimi i prostatës. HBP nuk është kancer i prostatës dhe të vuash prej saj nuk do të thotë që një burrë ka më shumë mundësi për të zhvilluar kancer të prostatës. Ndryshe nga kanceri i prostatës, që rritet nga jashtë dhe pushton indet rrethuese, rritja qelizore në zmadhimin beninj të prostatës është nga brenda, dhe kap vetëm shtresën e brendshme të prostatës (zona tranzitore). Fjala kyç këtu është beninje (mashkull -ko kanceroze). Në këtë rast, hiperplazi do të thotë një rritje e numrit të qelizave në prostatë, e cila shkakton zmadhimin e saj. Vetë prostata e zmadhuar nuk shkakton ndonjë simptomë dhe nuk dëmton asgjë. HBP zhvillohet pas shumë vitesh. Në fakt, shumica e burrave nuk e kuptojne se ata vuajne nga HBP, deri në momentin kur prostata e zmadhuar fillon të shtrëngojë uretrën dhe të pengojë rrjedhjen normale të urinës. Ashtu si rrudhat dhe thinjat, edhe HBP vjen me kalimin e moshës. Një përjashtim nga ky rregull duket se janë burrat nga Azia. Sidoqoftë, HBP – ashtu si dhe kanceri i prostatës, njëherë e një kohë të rralla në Kinë dhe Japoni - po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Lindjen e Largët. Studimet kanë zbuluar se incidenca e HBP rritet çdo vit, pas moshës 40- vjeçare; ajo është prezente në 50% të burrave me moshë nga 51 deri në 60 vjeç dhe në 80% të burrave që arrijnë 80 vjeç.
Zmadhimi i prostatës, një sëmundje e trashëgueshme
Mjekët kanë kohë që kanë filluar ta shtrojnë këtë pyetje.Evidenca të hershme nga studime të ndryshme në Spitalin John Hopkins (USA) sugjerojnë se përgjigja është Po. Disa burra zhvillojnë HBP sepse ata jetojnë aq gjatë, sa i duhet prostatës së tyre për t’u zmadhuar deri në atë pikë sa duhet trajtim. Por, një numër i vogël burrash – rreth 7% zhvillojnë HBP sepse ata kanë trashëguar një gen, i cili i predispozon ata për zmadhim të prostatës.(kjo shifer korespondon me studimin personal që është 6-7%). Burrat që zhvillojne HBP, në një moshë më të re- rreth të dyzetave, pesëdhjetave dhe në fillim të gjashtëdhjetave – kanë më tepër mundësi ta kenë trashëguar këtë gen. Në një studim te Spitalit John Hopkins, shkencëtarët studiuan burra të moshës deri në 64 vjeç, me zmadhim të dukshëm të prostatës. Ata gjithashtu studiuan edhe historitë (anamnezën) familjare të të afërmve të tyre. (Kjo teori « sipas kufirit të moshës » do të thotë se një moshë e re e fillimit të sëmundjes synon të jetë një tregues për sëmundje të trashëguara.) Ata zbuluan se të afërmit meshkuj të këtyre burrave kishin katër herë më tepër probabilitet për të zhvilluar HBP.Pra meshkujt që kanë në familjen e tyre babanë, vëllanë, xhaxhanë duhet të bëjnë konsultë tek specialisti që në moshën 40- vjeçare .

Prostata e zmadhuar favorizon infeksionet seksuale

-Doktor Kimi, pse rritet prostata?
Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm, por prania e tyre mund të jetë vetëm ndihmëse. Ato thjesht mund të sigurojnë terrenin e nevojshëm që sëmundja të hedhë rrënjë e të zhvillohet (eunukët nuk zhvillonin prostatë deri në fund të jetës së tyre). Plakja është vendimtare në zhvillimin e HBP-së. Ndërsa burrat plaken, prostata bëhet më e ndjeshme ndaj hormoneve, sepse ndodh rimodelimi i indeve në prostatë. (veçanërisht në zonën tranzitore). Historia familjare është e rëndësishme, veçanërisht në familjet ku burrat zhvillojnë HBP në një moshë relativisht të re. Ekuilibri ndërmjet qelizave epiteliale dhe atyre muskulare është gjithashtu i rëndësishëm për zhvillim e sëmundjes, ashtu siç është i rëndësishëm roli i faktorëve të rritjes.
-A ndikon jeta seksuale në zmdhimin e prostatës?
Praktikimi i më shumë raporteve seksuale ndikon në funksionimin e mirë të prostatës dhe rrjedhimisht ndikon në moszhvillimin e shpejtë të HBP.
-Infeksionet seksuale a kanë ndikim në prishjen e funksionit normal të gjendrës së prostatës?
Po, shtojnë shenjat e HBP
-Prostata e zmadhuar i favorizon infeksionet seksuale?
Po prostata e zmadhuar favorizon infeksionet seksuale pasi prostata me lëngun që prodhon ka elemente që mbajnë të pastra rrugët seksuale
-Çfarë problemesh sjell ajo mbi shëndetin?
Kryesorja, HBP prish cilësinë e jetës Urinimi i shpeshtë dhe natën i privon burrat nga jeta normale (shëtitje të gjata aktivitete sportive, aktivitete sociale etj)
-A ndikon higjiena personale në sëmundjet e prostatës?
Po, ndikon në favorizimin e infeksionit të prostatës (prostatitis), ndërsa në të tjerat nuk ndikon.

Studimi i Dr. Kim Drasës, i paraqitur në Kongresin e Urologëve Europianë

Mjekimi i kombinuar për prostatin kronik bakerial

Prostati kronik bakterial është në nga problemet më të mprehta për të gjithë urologët e botës. Pacientët me këtë patologji janë nga më të shqetësuarit, pasi u zgjasin ankesat dhe një pjesë e tyre kalojnë në psikozë. Një studim i dr. Kim Draësës, mbi mjekimin e 123 pavcientëve të ndarë në tri grupe jep rezultatet mbi format e mjekimit të aplikuara. Pacientët e tij ai i mjekoi me Cefurokxime Axetil dhe Ceftriaxon si dhe kombinimin e tyre për 30 ditë. Gjatë gjithë mjekimit, pacientët në të tri grupet morën lenycist, që kryen katër veprime të rëndësishme; antimikrobial, antibakterial, diuretik dhe që nuk lejon ngjitjen e baktereve në muret e fshikëzës urinare. Rezultatet treguan që trajtimi i pacientëve të grupit të tretë ishte më i miri në përmirësimin e gjendjes klinike. Doktor Drasa u rekomandoi kolegëve të tij nga vende të tjera që të aplikonin këtë lloj mjekimi të kombinuar tek pacientët e tyre që vuajnë nga prostati kronik bakterial.

Doktori i shkencave Mjekësore Kim Drasa

Kanceri i Prostatës si mund të parandalohet

Për këtë problem u inervistua doktori i shkencave mjekësorë Kim Drasa, n/kryetar i Shoqastës Urologëve Shqiptarë, njëherësh anëtar i Shoqatës Europiane e Botërore të Urologjisë
A ka sdhumë raste me kancer prostate në botë?
Kanceri i prostatës, (CaP), një sëmundje e zakonshme tek meshkujt, po pëson një rritje të madhe. Afërsiosht, 680 mijë raste janë diagnostikuar dhe 21 mijë burra vdesin nga kljo sëmundje cdo vit në botë. Shoqata amerikane e kancerit njoftoi që në vitin 2006 ka pasur 234 460 raste të reja dhe rreth 27.300 vdiqën nga kjo sëmundje. Kuptohet se parandalimi i CaP është një rrjedhë logjike pqër të reduktuar sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga CaP.

Çfarë analiyash duhet të bëhen për të zbuluar sa më shpejt CaP?
Në Amerikë çdo vit burrat mbi 50 vjeç, matin PSA-në si dhe bëjnë ekzaminimin me gisht të prostatës (DRE). Kjo duhet të bëhet edhde në Shqipëri. Duhet të kihet parasysh që burat që kanë pasur babanë ose vë;llanë me CaP rrezikojnë dy herë më shumë dhe ekzaminimet duhet t’i filklojnë në moshën 45-vjeçare. Përveç faktorit gjenetik në shkaktarin e kancerit të prostatës luan rol edhe faktori social dhe mjedisoir, veçanërisht dieta dhe mënyra e jetesës. Kërkimet e fundit kanë treguar që një dietë e përcaktuar dhe përdorimi i disa poreparateve mund të ulin riskun për CaP9 Kancer prostate) ose të ndihmojnë në një progrtesion të ngadalshëm të sëmundjes.
-Cfarë diete duhet përdorur për parandalimin e CaP?
Dietat që pçërdrim në këtë rats janë:
1. Isoflavonet (bishtajat)- këtu më i rëndësishmi është Soja e cila gjatë stgudimit ka treguar që ka aktivitet antiproliferative mbi qelizat e CaP. Një studim i madh epidemioliogjik ka demonstruar që CaP është i lidhur inversisht në lidhje me marrjen e Sojes.
2. Lycopene: gjendet tek domnatja dhe shalqiri. Një studim me 47 mijë persona u pa që përdorimi i shalqinit dhe domates reduktoi 35% rrezikun e CaP. Përdorimi i salcës së domates (burim kryesor i kësaj substance) shoqërohet me reduktim shumë të madh të rrezikut për CaP.
3. Selenium: të dhënat e para klinike sugjerojnë që seleliumi që gjendet në silazhin e freskët ul rrezikun për CaP. Kur merret nga goja ëhstë verifikuar që akumulohet nga prostate. Ka rol antioksidant të padiskutueshëm. Personat që përdorin selenium kanë 49% reduktim të rrezikut nga kanceri i prostatës.Ky merret sipas rastit 50-100-150 mg në ditë.
4. 4. Vitaminat:
5. Vitamina E.-alfa-tocoferoli është forma më active e vitaminës E, e cila shfaq veto antiproliferative dhe antioksidante. Vitamina E ul rrezikun për CaP në 32% në krahasim me ata që nuk e marrin. Duke parë këto rezultate të seleniumit dhe vitaminës E ka filluar një studim ndërkombëtar ku janë përfshirë 32.400 burra të shëndoshë që do të studiohen për 12 vjet. Që në vitin 200 në Itali ka filluar një studim për rolin e katekineve të cajit jeshil në parandalimin e CaP. Kombinimi i të 7 agjentëve-soja, katekine, vitaminat E dhe D3, Selenium, Zink e Lykopen ka treguar që ul PSA në 60% në pacientët e rinj me rrezik për CaP.
-A ka medikamente për këtë problem?
Fatmirësisht ka. Agjentët hormonal, lidhja midis 5alfa-reductaze dhe rrezikut për CaP ka filluar të përcaktohet nga disa studime që nga viti 1990. Burrat japonezë të cilët kanë incidencën më të ulët për CaP është parë që kanë ulje të ndjeshme të 5alfa-reductazes në prostatën e tyre. 5alfa-reductaze është një enzimë që katalizon shndërrimin e testosteronit në Dihydrotestosteron (androgeni me aktiv). Ka dy tipa të 5alfa-reduktazës. Tipi 1.-Duket që është predominant nëe qelizat e CaP ndërsa tipi 2 është predominant në zmadhimin beninj të prostatës (BHP). Finasteridi është inhibitor i tipit 2 të enzimës 5alfa-reductaze dhe ka qenë vlerësuar si një agjent kimiopreventiv.
Studimi për prevenimin e CaP është ktryer në 18882 burra për një periudhë 7-vjecare, burrat me moshë mbi 55 vjec, serum PSA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›