Bumçi: “OSBE kërkon hetim duke respektuar ndarjen e pushteteve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i bën thirrje Partisë Socialiste të lexojë si duhet deklaratën e ardhur së fundi nga OSBE. Sipas tij, kreu i Asamblesë së OSBE-së, Joao Soares, në deklaratën e tij e shprehu qartë mbështetjen për zgjedhjet e zhvilluara por dhe faktin se nuk kishte prova për manipulime. “Në vlerësimin e OSBE-së për zgjedhjet hidhet poshtë çdo lloj akuze për manipulime, pasi raporti konfirmon se “nuk ka pasur asnjë provë, asnjë evidencë se zgjedhjet janë manipuluar ose votimi ka qenë i parregullt”. Soares thekson se, ndonëse këto zgjedhje shënuan një përparim të qenësishëm të vendit, një numër çështjesh të rëndësishme për procesin zgjedhor duhet të përmirësohen, si dhe pretendimet e opozitës për mashtrime duhet të shqyrtohen”,- citon Bumçi. Në bazë të këtyre vlerësimeve ai pohoi se PD është e gatshme të përmirësojë së bashku me opozitën të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR si dhe të shqyrtojë të gjitha pretendimet e opozitës të bazuara në fakte dhe prova dhe jo në shpifje. Ai shtoi se Rama nuk ka paraqitur asnjë provë të vetme për të faktuar akuzat e tij. “I bëj thirrje Edi Ramës të lexojë me korrektësi deklaratën e presidentit Soares, lidhur me komisionet hetimore (po citoj): “Unë mirëpres gatishmërinë e dy palëve për të marrë pjesë në komisionin parlamentar, i cili do të kryejë një hetim të plotë të zgjedhjeve duke respektuar Kushtetutën dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese”, - tha Bumçi, ndërsa shtoi se për çdo njeri që e lexon këtë deklaratë duket e qartë se presidenti Soares mirëpret vullnetin e palëve për të marrë pjesë në komisionin hetimor, pasi, siç dihet, pjesëmarrja në komision nuk është e detyruar, por Partia Demokratike ka deklaruar se do të marrë pjesë. “Presidenti Soares nuk mbështet kërkesën e zotit Edi Rama për të pasur shumicën në komisionin hetimor, pasi ketë nuk mund ta kërkojë askush, ndërkohë që PD-ja ka ofruar këtë koncesion PS”, - tha Bumçi, ndërsa shtoi se Soares flet për hetim të plotë në respekt të plotë të ndarjes së pushteteve dhe shtetit ligjor.
Ky lajm është publikuar: 21/02/2010