E Diel, 1 Nëntor 2026

Hepatiti B, pastrimi i gjakut nga virusi shpëton mëlçinë

Autori i Lajmit: Denisa Kona

Hepatitet janë sëmundje inflamatore të mëlçisë.(heparit), të cilat karakterizohen me një nekrozë më shumë ose më pak të shprehur të qelizave hepatike. Pra, është një shkatërrim i qelizave hepatike si dhe një proces i fibrozë së indit lidhor. Masa e shkatërrimit është në varësi të formës së hepatitit, të stadit në të cilin zhvillohet kjo sëmundje. Ka forma akute të hepatitit me të cilat merren specialistët infeksionistë, ndërsa hepatologët merren me format kronike të hepatitit. Format akute zhvillohen në mënyrë akute si çdo sëmundje tjetër e tillë. Pastaj procesi mbyllet, pacienti shërohet. “Pas 6 muajve apo një viti ne gjykojmë nëse tek pacienti kjo formë do të kthehet në kronike apo jo.”, tregon doktoreshë Adriana Babameto e spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Ajo tregon se shkaktarët etiologjikë janë viruset. Viruset prekin mëlçinë, si virusi B, vitusi C por ka edhe viruse të tjerë si virusi delta, virusi A, virusi E. Por sigurisht, jo të gjithë këto viruse japin forma kronike. Forma kronike të hepatitit jep virusi B, virusi C dhe kombinimet si virusi B me virusin delta.

-Doktoreshë Adriana, cila është ecuria natyrale e infeksionit kronik nga virusi B?
Ecuria e infeksionit kronik nga virusi B është e ndryshueshme dhe varet nga disa faktorë. Këta faktorë janë mosha e pacientit në të cilën fillon infeksioni, shkalla e shumëzimit të virusit, aftësia e sistemit imun të organizmit për të kontrolluar infeksionin.
Infeksioni kronik nga virusi B mund të çojë në cirozë të mëlçisë. Pacientët me cirozë të mëlçisë janë më të rrezikuar ndaj infeksioneve, sepse mëlçia luan një rol të rëndësishëm në sistemin imun të organizmit. Gjithashtu, personat me hepatit kronik B kanë rrezik të zhvillojnë kancer të mëlçisë. Infeksioni kronik nga virusi B mund të çojë në çrregullime dhe dëmtime të organeve të tjera përveç mëlçisë. Kështu mund të vihet re inflamacioni në vazat e vogla të gjakut (polyarteritis nodosa) që mund të shprehet me dobësi muskulare, dëmtime të nervave, ulçera në lëkurë, prekje të veshkave, ethe të pashpjeguar, dhimbje të barkut. Gjithashtu me kalimin e kohës mund të vihen re çrregullime të funksionit të gjendrës tiroide si edhe çrregullime të metabolizmit të karbohidrateve dhe në disa persona shfaqja e diabetit të sheqerit.
-Cili është efekti i alkoolit në rastet me infeksion kronik nga virusi B?
Alkooli si edhe të gjithë faktorët e tjerë që dëmtojnë mëlçinë është veçanërisht i dëmshëm për pacientët që kanë hepatit B. Për këtë arsye, rekomandohet që personat me hepatit B të mënjanojnë plotësisht përdorimin e pijeve alkoolike.

-Çmund të thuhet për infeksionet nga viruse të tjerë si p.sh. virusi C apo HIV në pacientët me hepatit B ?
Virusi i hepatitit C përhapet nëpërmjet produkteve të gjakut ose gjilpërave të kontaminuara dhe shumë më pak nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Siç përshkruhet në literaturë, rreth 10% e pacientëve me hepatit kronik B, janë gjithashtu të infektuar në mënyrë kronike me virusin C. Të dy viruset ndërveprojnë me njëri- tjetrin dhe zakonisht predominon njeri. Pacientët e infektuar me të dy viruset paraqesin një rrezik më të lartë për përparimin e sëmundjes si edhe të shfaqjes së komplikacioneve të saj. Nuk ka vaksinë kundër virusit C të hepatitit dhe personat me hepatit C duhet të vaksinohen për të parandaluar infeksionin nga virusi B.
Ndërsa virusi i HIV ( imunodefiçiencës së fituar) dhe virusi B transmetohen në rrugë të njëjta dhe nuk është e jashtëzakonshme për një individ të jetë infektuar me të dy viruset. Personat me HIV të cilët infektohen nga virusi B, kanë më tepër rrezik të zhvillojnë infeksion kronik nga ky virus se sa personat që nuk kanë infeksionin nga virusi i HIV.

-A mund të trajtohet hepatiti B dhe cili është qëllimi i trajtimit?
Kur flasim për trajtim , kemi gjithashtu parasysh të dy format e infeksionit nga virusi B, atë akute dhe atë kronike. Infeksioni akut nga virusi B zakonisht nuk kërkon trajtim të veçantë. Në raste të rralla, ky infeksion mund të shkaktojë një pamjaftueshmëri të rëndë të funksionit të mëlçisë që mund të rrezikojë jetën e pacientit. Pacientët në këtë situatë të dëmtimit të rëndë të funksionit të mëlçisë nga infeksioni akut nga virusi B duhet të vlerësohen për transplantin e mëlçisë. Një numër i pakët studimesh sugjerojnë që përdorimi i një medikamenti anti-viral, Lamivudina ( Epivir), mund të jetë me efekt në këtë situatë. Infeksioni kronik nga virusi B: Jo të gjithë pacientët me infeksion kronik nga virusi B trajtohen patjetër për këtë infeksion. Ky trajtim ka kritere plotësisht të përcaktuara dhe fillohet vetëm pas konsultës me një specialist gastrohepatolog. Një pjesë e pacientëve observohen në mënyrë të kujdesshme pa u trajtuar me medikamente, por duke kryer periodikisht kontrolle të analizave laboratorike. Trajtimi rekomandohet nëqoftëse ka shenja dhe ndryshime laboratorike që dëshmojnë se virusi po shkakton dëmtime në mëlçi si edhe kur ngarkesa virale është e lartë.
Në format kronike të infeksionit nga virusi B, qëllimi i trajtimit është të pakësojë rrezikun e komplikacioneve duke përfshirë këtu cirozën e mëlçisë dhe pamjaftueshmërine e punës së mëlçisë. Për të vlerësuar nëse trajtimi ka efekt, ka shumë rëndësi ndjekja e rregullt e testeve laboratorike që dëshmojnë për funksionin e mëlçisë si edhe ngarkesa virale e virusit B në gjak. Sipas vlerësimit të bërë nga specialisti gastrohepatolog, mund të rekomandohet edhe biopsia e mëlçisë. Eshtë parë që rreth 1/3 e pacientëve me ngarkesë virale të lartë (më shumë se 1 milion kopie të virusit/për mililitër të gjakut) do të zhvillojnë cirozë të mëlçisë gjatë një dekade, e krahasuar kjo me vetëm 4.5% të atyre me ngarkese virale të ulët ( më pak se 300 kopie të virusit /për mililitër gjak).
Medikamentet që përdoren për trajtim pakësojnë dhe mund të eliminojne virusin nga gjaku dhe sigurisht kjo do të çojë në një ritëm të ulët të përparimit të mëlçisë drejt cirozës (

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›