E Diel, 1 Nëntor 2026

Dr, Kim Drasa: Kanceri i prostatës si mund të parandalohet

Autori i Lajmit: Denisa Kona
Burrat, dhe jo vetëm ata që afrohen tek të 50-at, por edhe më të rinj, kur përmend prostatën ndjejnë gati fobi. Në mentalitetin mashkullor shqiptar, është një sëmundje e keqe për shumë arsye: Është në vend të keq, gjë që i bën burrat të ngurojnë të vizitohen në kohë, është sëmundje e frikshme siç mund të jetë çdo kancer dhe përveç bezdirave të tjera, shpesh u çrregullon edhe jetën seksuale. Dr. Kim Drasa, nën/kryetar i Shoqatës së Urologëve Shqiptarë, njëherësh anëtar i Shoqatës Europiane e Botërore të Urologjisë tregon situatën e kësaj patologjie në vend dhe mjetet e mundësitë e mjekimit. Edhe pse prostata është kaq e sikletshme, ajo rrallë ka fund tragjik dhe për më tepër, meqenëse zhvillohet për një kohë të gjatë, ka mundësi të diagnostikohet shpejt, të mjekohet, të frenohet, madje edhe të shërohet Këtu është fjala për Cap (kancerin). Përç barnave, stili i jetesës ku futet jeta seksuale, aktiviteti fizik dhe ushqyerja kanë rëndësi të konsiderueshme. Por prostata nuk e fal indiferencën...

-Doktor Kimi, prostata është një sëmundje problematike për burrat shqiptarë. A është e tillë ajo edhe në botë, sipas kontakteve që ju keni me kolegët tuaj në kongreset ndërkombëtare ku ballafaqoni eksperiencat mjekësore?
Kanceri i prostatës (CaP), një sëmundje e zakonshme tek meshkujt shqiptarë, është e tillë edhe për të gjithë meshkujt në botë dhe po pëson një rritje të madhe. Afërsisht, 680 mijë raste janë diagnostikuar dhe 21 mijë burra vdesin nga kjo sëmundje çdo vit në glob. Shoqata Amerikane e Kancerit njoftoi që në vitin 2006 ka pasur 234 460 raste të reja dhe rreth 27.300 vdiqën nga kjo sëmundje. Kuptohet se parandalimi i CaP është një rrjedhë logjike për të reduktuar sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga CaP.

-Çfarë analizash duhet të bëjë një burrë për të zbuluar sa më shpejt CaP?
Në Amerikë çdo vit burrat mbi 50 vjeç, matin PSA-në si dhe bëjnë ekzaminimin me gisht të prostatës (DRE). Edhe e domosdoshme që kjo të bëhet edhe në Shqipëri. Duhet të kihet parasysh, që burrat që kanë pasur babanë ose vëllanë me CaP rrezikojnë dy herë më shumë dhe ekzaminimet duhet t’i fillojnë në moshën 45-vjeçare. Përveç faktorit gjenetik, në shkaktarin e kancerit të prostatës luan rol edhe faktori social dhe mjedisor, veçanërisht dieta dhe mënyra e jetesës. Kërkimet e fundit kanë treguar që një dietë e përcaktuar dhe përdorimi i disa preparateve mund të ulin riskun për CaP (Kancer prostate) ose të ndihmojnë në një progresion të ngadalshëm të sëmundjes.

-Çfarë diete duhet përdorur për parandalimin e CaP nëse ka një të tillë?
Dietat që rekomandojmë në këtë rast janë: Së pari, Isoflavonet (bishtajat)- Këtu më i rëndësishmi është Soja e cila gjatë studimit ka treguar që ka aktivitet antiproliferative mbi qelizat e CaP. Një studim i madh epidemioliogjik ka demonstruar që CaP është i lidhur inversisht me marrjen e Sojes. Së dyti, Lycopene: që gjendet tek domatja dhe shalqiri. Një studim me 47 mijë persona tregoi që përdorimi i shalqirit dhe domates reduktoi 35% rrezikun e CaP. Përdorimi i salcës së domates (burim kryesor i kësaj substance) shoqërohet me reduktim shumë të madh të rrezikut për CaP. Së treti rekomandojmë Selenium: Të dhënat e para klinike sugjerojnë që seleliumi që gjendet në silazhin e freskët ul rrezikun për CaP. Kur merret nga goja është verifikuar që akumulohet nga prostata. Ka rol antioksidant të padiskutueshëm. Personat që përdorin selenium kanë 49% reduktim të rrezikut nga kanceri i prostatës. Ky merret sipas rastit 50-100-150 mg në ditë. Bashkë me këto duhet të merren Vitaminat: Vitamina E.-alfa-tocoferoli është forma më aktive e vitaminës E, e cila shfaq veti antiproliferative dhe antioksidante. Vitamina E ul rrezikun për CaP në 32% në krahasim me ata që nuk e marrin. Duke parë këto rezultate të seleniumit dhe vitaminës E ka filluar një studim ndërkombëtar ku janë përfshirë 32.400 burra të shëndoshë, që do të studiohen për 12 vjet. Që në vitin 200 në Itali ka filluar një studim për rolin e katekineve të çajit jeshil në parandalimin e CaP. Kombinimi i të 7 agjentëve-soja, katekine, vitaminat E dhe D3, Selenium, Zink e Lykopen ka treguar që ul PSA në 60% në pacientët e rinj me rrezik për CaP.

-Doktor, përveç këtyre përbërësve kimikë që gjenden edhe në ushqime, a ka preparate farmaceutike efikase për luftimin e kancerit të prostatës apo parandalimin?
Fatmirësisht ka. Agjentët hormonal, lidhja midis 5alfa-reductaze dhe rrezikut për CaP ka filluar të përcaktohet nga disa studime që nga viti 1990. Burrat japonezë të cilët kanë incidencën më të ulët për CaP është parë që kanë ulje të ndjeshme të 5alfa-reductazes në prostatën e tyre. 5alfa-reductaze është një enzimë që katalizon shndërrimin e testosteronit në Dihydrotestosteron (androgeni me aktiv). Ka dy tipa të 5alfa-reduktazës. Tipi 1.-Duket që është predominant në qelizat e CaP, ndërsa tipi 2 është predominant në zmadhimin beninj të prostatës (BHP). Finasteridi është inhibitor i tipit 2 të enzimës 5alfa-reductaze dhe ka qenë vlerësuar si një agjent kimiopreventiv.
Studimi për prevenimin e CaP është kryer në 18882 burra për një periudhë 7-vjeçare, burrat me moshë mbi 55 vjeç, serum PSA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›