E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ditë në zyrën e emigrantëve në Athinë

Autori i Lajmit: Nga Athina Jakup Gjoça

Në OAEDH-in e Redit ( të Athinës ) u gjenda para orës 9 ( kuptohet në mëngjes). Dy roje të Securitit më ndaluan te porta .
- Ke marrë numër radhe?- më pyetën të dy njëkohësisht.
-Jo, sapo erdha.
-Atëhere, ik. Nuk mund të hysh.- më thanë , po njëkohësisht të dy securitatë.
-Si të iki?
-Hajde nesër, pasnesër, muajin tjetër kur të mundesh. Hajde që në mëngjez , të marrësh një nga të 30 numrat që japim, që të mbarosh punë.
-Po unë, që të vij sot kam lënë punën.- u mundova që të justifikohesha.
-Po të duash. – më thanë, sërish njëkohësisht të dy securitatë.
-Përse nuk mundem tani?-kundërshtova.- Pak veta ka dhe çpunë prishet po të marr edhe tani numër rradhe?
-Nuk japim më shumë se 30 numra në ditë. Deri në orën 11 punon nëpunësja. – mu përgjigjën në kor të 2 Securitatë.
-Përse deri në orën 11? Lodhet?
- Është një punonjëse tani.Të tjerat i kanë pushuar nga puna.
Sado që u lodha duke u lutur, të dy securitatë nuk më lanë që të merrja numër rradhe.
Të nesërmen, sado u mundova të shkoja sa më shpejt, sërish në OAEDH-in e Redit u gjenda në orën 8,30.
Sërish të 30 numrat e rradhës ishin dhënë, e sërish unë isha pa numër.
I njohur tashmë nga të dy securitatë, çtë lusja?
-Prit njëherë, - më thanë, mbase të kalojmë pa rradhë- më thotë me “ keqardhje” njëri.
Erdhën edhe 3 të tjerë pas meje.
Meqë është akoma ftohtë e miza nuk kishte për të vrarë , të dy securitatë, për të shtyrë orën e punës, filluan me ne të na dëftonin qyfyret e jetës të tyre.
- Isha martuar me një shqiptare, po ajo më la- dëftoi në solidaritet me ne emigrantët shqiptarë njëri nga securitatë.
- Përse të la?- e pyeti dikush me “ merak”.Ti je dhe grek dhe ajo nuk do të kishte nevojën e radhës këtu në OAEDH.
- Erdhi një ditë këtu në OAEDH një ruse, dy metra e gjatë. Sa e pashë, i nxjerr unazës nga dora ime dhe i them që ta jap ty e martohem në moment po të duash.
- Dhe?...
- Kalova disa muaj me rusen. E mori vesh gruaja ime, shqiptarja , e më la.
- Po rusja?
- Ajo më iku e nuk më la adresë ....
Numrat kishin mbaruar, edhe pse ora akoma nuk kishte arritur 10.
Të dy Securitatë na lanë neve që ishim pa numra.
E para shkoi një grua me një karocë-krevati fëmije dhe përdore tërhiqte fëmijën e dytë 6 vjeçare.
Kur për pak del nëpunësja greke e OAEDH-t e bërtet.
-Përse e latë këtë grua të vijë pa kartë? Si u kam thënë unë?
-Po kajmeni ( e shkreta) kishte fëmijën që qante – iu përgjegj securiti që e kishte ndarë gruaja shqiptare.
-Si të kam thënë unë? Nuk dua asnjë pa numër.- bërtiti sërish nëpunësja e OAEDH-it dhe u fut brenda .
Të dy securitatë na panë ne të tjerëve me një vështrim keqëardhës.
-Nuk kemi çtë bëjmë ne- na thanë të dy me një zë.- Edhe të duam ne tju futim, nuk u shërben më nëpunësja.
- Përse nuk do të na shërbejë më nëpunësja- foli dikush që kishte ardhur i fundit, e nuk dinte “rregullat” e brendshme të OAEDH-it të Redit.
-Se u shërben vetëm 30 emigrantëve . Pastaj nuk ka më kohë, se merret me punë tjetër.
- Po ora akoma nuk ka vajtur 10.- Këmbënguli emigranti.
-Deri në orën 11 u shërben nëpunësja emigrantëve.Dhe vetëm me numra e vetëm 30 numrave.
-Po ora akoma nuk ka vajtur 10. Derisa 30 numrat mbaruan, të na jepni të tjera, të paktën sa të vejë ora 11.
- Nuk do më ajo.Ju e dëgjuat që na bërtiti edhe për gruan që kishte 2 fëmijë të vegjël.
-Po ne të tjerët, jemi vetëm 3 vetë që nuk kemi numër.Përse nuk duhet të na shërbejë. 10 minuta do të vonohet?
-Ikni e hajdeni nesër herët ( proi-proi ),- na thanë.
Ky është shteti grek, edhe pse me qeveri socialiste të PASOK-ut.
Në OAEDH-in e Redit kanë shkurtuar ndoshta dy nëpunës të tjerë që u shërbenin emigrantëve në OAEDH-in e arshivës të Redit në Athinë.
Dhe duke ditur edhe vetë më të mëdhenjtë, drejtuesit administrativë e politikë të OAEDH-it , që një nëpunëse e vetme do ta ketë të vështirë që të përballojë numrin e emigrantëve që kërkojnë shërbim administrativ, kanë gjetur zgjidhjen tjetër.
Kanë emëruar dy securiti. Pavarësisht se organikisht të dy securiti në OAEDH-in e arshivës të Redit nuk janë në administratë, prapëseprapë policinë private e paguan...shteti grek. Sikur shteti grek të mos kishte shkurtuar dy nëpunës që u shërbenin emigrantëve, ndoshta nuk do të kishte nevojë fare për ...securiti.
Por frika ruan vreshtat- thotë populli ynë.
Dhe shteti grek, nga frika e “terrorizmit” të mosshërbimit të emigrantëve, merr masa administrative të shtetit ushtarak. Punëson polici private që të ruajë shtrungën e radhës të OAEDH-t të arshivës të Redit.
Dhe ne , tre “terroristët” emigrantë, që kishim mbëritur në OAEDH-in e arshivës të Redit pasi ishin dhënë të 30 numrat e shërbesës të ditës, e kishim të pamundur që të dorëzonim kartërat në OAEDH, edhe pse ora nuk kishte vajtur akoma...10 e proi-së.
Shteti administrativ-ushtarak ( të mos u vejë mendja për shtet burokratik...) grek e ka siguruar OAEDH-n nga “terroristët “ emigrantë me 2 Securiti të policisë private.
Dhe pastaj grekët qytetarë vrasin mendjen dhe nuk ...KUPTOJNË DOT përse shteti grek ka borxh të jashtëm sot mbi 300 MILIARDË EVRO?.....kur paguan dy policë privatë për të mbajtur qetësi në strungën e 30 numrave të rradhës të OAEDH-it.
jakupgjoca@hotmail.com

Ky lajm është publikuar: 15/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›