Financat akuza Ramës: Sajoi krizën ekonomike
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministria e Financave akuzon kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se ka sajuar krizën ekonomike. Sipas këtij dikasteri rritja ekonomike prej 3 për qind gjatë vitit 2009, si dhe rritja e depozitave me 18 miliardë lekë vetëm për muajin janar të këtij viti tregon për përmirësim të vazhdueshëm të ekonomisë në vend dhe kapërcimit të krizës. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj tha se vetëm dy ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se shpifjet e opozitës për krizë ekonomike janë të pavërteta. “Kryetari i opozitës i ndodhur në krizën më të thellë të vet politike, i vetizoluar nga interesat e shqiptarëve, nga aspiratat e tyre dhe nga e vërteta e zhvillimeve në ekonominë e vendit, përpiqet të sajojë përpara opinionit publik një krizë virtuale që në të vërtet eksiton vetëm në mendjen e tij”, - tha ai. Tre ditë më parë kreu socialist Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët e ka cilësuar situatën ekonomike në vend si “batërdi ekonomike”, pasi qeveria po fsheh krizën reale që po prek vendin. Sipas tij Qeveria me paaftësinë e saj ka zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike që po rëndon çdo ditë e më shumë familjet shqiptare. Në këtë situatë lideri i opozitës paralajmëroi edhe ngritjen e një padie penale ndaj INSTAT pikërisht për manipulimin e shifrave dhe falsifikimin e vazhdueshëm të të dhënave të ekonomisë. “Sipas këtij instituti shtetëror, që është bërë mashë e pushtetit politik ka disa muaj që ushqimet janë shtrenjtuar 7 – 8 %, dhe ne i jemi referuar kësaj shifre, por nga thellimi në këtë aspekt, e vërteta në tregjet e pakicës apo në raportime të ndryshme të pavarura, si edhe kryqëzimi i të dhënave tona, tregon se rritja e çmimeve të ushqimeve luhatet në nivelet 15 – 30 %. Dhe kjo e ka rënduar jashtëzakonisht familjen shqiptare. Po ky Institut i Statistikave të përçudnuara për të mbështetur qeverinë raporton për inflacion në nivelin 4.4 %. Kjo nuk është e vërtetë, sepse grupe të ndryshme mallrash, zyrtarisht, kane një peshë specifike në shportë, shumë më të vogël se sa në realitetin e buxheteve familjare mujore”,- ka theksuar Rama. Ai ka shtuar se qeveria nga njëra anë trumbeton rritje rrogash e pensionesh pa thënë se në krahun tjetër ja rrëmben sërish qytetarëve me çmimet e rritura të të gjithë produkteve nga ato ushqimore, tek energjia elektrike, tek taksat.
Ky lajm është publikuar: 15/03/2010