E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona: Klubi i frikës

Autori i Lajmit: Nga “The Guardian”

Votuesit në shumë shtete anëtare të eurozonës mund të falen, sepse mendojnë se një monedhë e vetme vetëm i ka keqësuar gjërat.
Euro u ballafaqua me sfidën e saj të parë në këtë krizë bankare dhe dështoi. Ky nuk është vetëm një pohim i gazetës britanike, por vjen nga Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë, e cila pranoi këtë javë se sanksionet të cilat i kemi nuk janë të mira sa duhet.
Ajo i referohej krizës financiare të Greqisë, por ka mundur njëjtë ta ketë fjalën edhe për krizën fiskale dhe demonstratat e vitit 2009 në Irlandë ose edhe për krizën e kredive të pra një viti. Derisa institutet e ndërlidhura financiarisht nëpër kontinent u rrëzuan si domino, mungesa e një vëzhguesi të vetëm të sistemit bankar të eurozonës (për dallim nga rregullatorët nacionalë prej Austrisë në Maltë dhe në Slloveni) vetëm e ka keqësuar krizën.
Me të vërtetë votuesit në shumë shtete anëtare të eurozonës mund të falen sepse mendojnë se një monedhë e vetme vetëm i ka keqësuar gjërat. Shihet qartë se ka pasur problem prezent në klubin monetar dhe se shtrihet nëpër shtete të ndryshme dhe në gjendje të ndryshme të shëndetësisë ekonomike, që do të thotë se Irlanda, Greqia dhe shtetet e tjera në krizë të thellë nuk mund të devaluojnë puntet apo dramat e tyre që ta bëjnë veten më konkurruese por në vend të asaj ju duhet që të mbështeten në një detyrë tjetër më të dhimbshme dhe sigurisht më pak të popullarizuar pra zvogëlimin e pagave të punëtorëve. A i pëlqen apo jo kjo Angela Merkelit dhe kolegëve të saj ata e ndajnë tani një monedhë dhe të njëjtën normë interesi me Xhorxh Papandreun dhe ministrat e tij në Athinë. Gjatë disa javëve me radhë, derisa Greqia është lëkundur në greminën e kolapsit ekonomik apo në atë të trazirave masive politike, Berlini nuk ka qenë në gjendje ti qëndrojë pranë Athinës. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me altruizëm apo vëllazëri internacionale dhe ka çdo gjë të bëjë me vetë interesa nacionale. Klubet që nuk rrinë bashkë përfundojnë me anëtarët e varur ndaras, dhe në mendjet e investuesve Greqia nuk dallon shumë prej Portugalisë, Italisë ose Spanjës. Gjatë kohës sa ishte sekretar i thesarit të Bill Klintonit. Leri Samers një herë pat thënë “kur tregjet reagojnë atëherë duhet reaguar edhe politika”. Gjatë kësaj krize bankare politikanët e Evropës nuk kanë reaguar, në të vërtetë ata kanë bërë shumë pak.
Kjo është arsyeja pse sugjerimi i kësaj jave nga Berlini se eurozona duhet ta ketë versionin e saj të Fondit Ndërkombëtar Monetar ka ardhur si një befasi edhe për qeveritë e tjera evropiane. Si qëndron situata tani ky propozim është mjaft i dobët, por së fundi shënon një pranim nga ana e ekonomisë evropiane se klubi monetar ka nevojë urgjente për disa institucione më shumë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet dhe hapat e gabuar të marrë gjatë viteve të kaluara. Ideale një Fond Evropian Monetar do ti qëndronte prapa monedhës së përbashkët dhe do të intervenonte kur qeveritë anëtare do të futeshin në ndonjë konflikt ndërkombëtar. Në rastin e Greqisë një institucion i tillë do të ishte në gjendje ti japë Athinës disa fonde dhe një vulë përkrahjeje të cilat do të kishin hequr pak nga shtypja spekulative. FMN-ja e bazuar në Uashington mund ta bëjë këtë tani, por intervenimi i tij do të mund ta lëndonte krenarinë evropiane. Kaq për skenarin e ëndrrave, nëse një FEM formohet ndonjëherë mbase nuk do të jetë edhe aq i dobishëm. Kjo do të çonte më shumë deri te qortimet ndaj qeverive të cilat do ti tejkalonin kufijtë e huamarrjes dhe do të jetë e vështirë të shihen votuesit gjermanë ta financojnë një institucion të tillë dhe arkën e tij ushtarake. Nëse kjo është çfarë zonja Merkel ka në mendje, asaj duhet tërhequr vërejtjen, nuk do të ndihmojë fare ta ngjet me ngjitës një eurozonë, e cila ngadalë është duke u shpërbërë. Nëse do të formohet një klub ekonomik 6-kombesh, atij i nevojiten institucione dhe rregullatorë seriozë dhe për qeveritë anëtare ta pranojnë se janë në këtë së bashku.

Ky lajm është publikuar: 15/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›