Draft në qeveri për fëmijët e policëve të vrarë
02/06/2009 Kryesisht për trajtim financiar, arsimim e punësim. Shumë familje në vështirësi
DURRES- Së shpejti fëmijët e policëve të vrarë do të kenë statusin e tyre financiar si dhe të tjera përfitime në drejtim të arsimimit e të punësimit. Dje në Durrës Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues Ahmet Prençi ka bërë të ditur se është gati drafti për të kaluar në Këshillin e Ministrave dhe që andej në Parlament.
Përkrahja
Kreu i lartë i policisë së shtetit ka kaluar dje në ditën e 1 Qershorit pranë çdo familje të policëve të vrarë në krye të detyrës. Prençi ka theksuar se familjet e kësaj kategorie marrin një ndihmë ekonomike nga shteti në cilësinë e trajtimit financiarë, por në vitet e fundit një numër familjesh të policëve të vrarë në detyrë kanë mundur të përfitojnë edhe apartamente banimi. Fëmijë të policëve të rënë në shërbim të rendit e qetësisë, bashkëshortë, gjyshër e prindër të policëve nga të gjithë Shqipëria janë mbledhur në Durrës për të kujtuar 1 Qershorin. Specialistë të Ministrisë së Brendshme si dhe ata të Ekonomisë e Financës kanë përpiluar një draft enkas për të marrë në mbrojtje fëmijët dhe në tërësi familjarët e punonjësve të policisë të vrarë në përplasje me krimin e bandat pas viteve 1990. Janë 234 efektiva të policisë së shtetit që kanë rënë në krye të detyrës duke lënë në dorë të shtetit familjet e tyre. Në 18 vjet shumë nga këto familje kanë ndeshur në vështirësi e pengesa të shumta për shkak të burokracisë shtetërore, ndërkohë që qeveria e Kryeministrit Berisha ka zgjidhur fillimisht trajtimin financiarë të kësaj kategorie. Sot në vendin tonë numërohen 276 fëmijë të mbetur jetim pa baba ngase prindi i tyre me uniformën e policisë ka rënë në detyrë. Edhe pse kujdesi ndaj familjeve të policëve të vrarë nuk ka munguar, ka ende të tillë brenda kësaj kategorie që ndeshet me probleme.
somario
Motrat Xhena e Sara Sina kanë 7 vjet që përballen me probleme ekonomike në familjen e tyre të mbetur pa baba. Polici Fatmir Sina është vrarë në vitin 2002 e që nga ajo kohë fëmijët veç një pensioni të vogël nuk kanë përfituar asgjë. Çështje kryesore për fëmijët e policëve të vrarë është arsimimi dhe strehimi i familjeve. Drejtues Ahmet Prençi ka theksuar se çështja e strehimit të atyre pak familjeve që janë me status të të pastrehëve është drejt zgjidhjes, ndërsa pranoi se më shumë duhet synuar në arsimimin e fëmijëve dhe punësimin e të rriturve.