Draft plani i zhvillimit kryebashkiaku i Tiranes konsultime me grupet e interesit
Draft plani i zhvillimit të kryeqytetit ka nisur të konsultohet fillimisht me banorët e njësisë 8 të Tiranës, këtu ku një vit më parë Lulzim Basha në pozicionin e kandidatit për kryebashkiak nisi takimet për tu njohur me problemet e çdo banori të zonës.
Sot ai rikthehet si qytetar i parë për t’i pyetur përsëri, por këtë herë për planin urbanistik të kryeqytetit të munguar 20 vitet e fundit.
20 vitet e fundit njësia bashkiake numër 8 është karakterizuar nga studime pjesore jo transparente dhe grupe njerëzish që përfitonin nga pabarazia me të cilën trajtoheshin banorët tha kryebashkiaku Basha.
Plani I ri parashikon mundësinë që çdo qytetar ta zhvillojë pronën në mënyrë të barasvlershme. Madje do të hiqet edhe koncepti I gabuar sipas kreut të bashkisë të lagjes muze.
Çështja e pronës ishte edhe çështja më e kërkuar për qytetarët të cilët kërkonin të dinin se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre që rrënohen dita ditës.
Këtyre pyetjeve u dha përgjigje drejtuesi i grupit për hartimin e planit strategjik Flamur Kuçi sipas të cilit ato banesa që mbrohen nga shteti të shpallura monument kulture do të vazhdojnë të mbrohen, ndërsa të tjerat do ti nënshtrohen ndërtimeve të pallateve 6 7 deri në 8 kat sipas një formule menaxhimi.
Zhvillimi i pronës i integruar me zhvillimin e hapësirave publike do të jetë formula e ardhshme e ndërtimit të një zone jo me kontrastet që kemi ndeshur deri më sot, por e rregulluar në mënyrë që çdo qytetar i Tiranës të jetojë si një qytetar i vendeve më të zhvilluara të Evropës.