E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet droge ne portin e Durresit

Një tjetër sasi e konsiderueshme hashashi është sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në portin detar të Durrësit, ndërsa është vënë në pranga transportuesi i saj. Droga u kap nga policia kufitare në bashkëpunim me agjentët e antidrogës në pikën e kontrollit të automjeteve në port gjatë një  kontrolli  të ushtruar në një kamion. Kanabis sativa e ndarë në disa  pako ishte fshehur në një kuti druri mes paletave me tulla të një kamioni me targa AA 858 DB,  i cili do të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari. Drejtuesi i mjetit 49 vjecari Besnik Çelçima,  është ndaluar për trafik lëndësh narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›