E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza duhet te zgjidhet politikisht

Kjo krizë duhet të zgjidhet në mënyrë politike. Është ky qëndrimi i kancelares gjermane Angela Merkel i shprehur gjatë një konference me mediat në Berlin. Merkel ka kërkuar nga europianët më shumë koordinim mes vendeve për të përballuar krizën e borxhit Sovran duke shtuar se zgjidhja nuk mund të jetë e menjëhershme por një proces i gjatë dhe kompleks.  
“Duhet të përmbushin hapa të mëtejshëm. Që kriza të zgjidhet në pjesën më të madhe politikisht kemi nevojë të bëjmë atë që nuk kemi bërë deri tani, qëkur euro është krijuar, që do të thotë më shumë koordinim dhe përgjegjësi deri në fund të  vitit. Në samitin e dhjetorit duhet të punojmë për një bashkëpunim më të ngushtë politik brenda Eurozonës. Kemi nevojë për mekanizma të tillë në Eurozonë për të ndihmuar vendet që nuk janë mjaftueshëm konkurruese”, vuri në dukje Merkel. 
Për sa i përket BQE, Merkel ka thënë se pavarësia e saj është shumë e rëndësishme për ne, por nuk duhet të vijë në bazën e politikës fiskale. Nuk është detyra e politikanëve ka shtuar ajo të vendosin se sa borxh Sovran duhet të blejë në tregun dytësor BQE për të zgjidhur krizën e borxheve në eurozonë.  
Sipas kancelares gjermane ka mundësi qe autoriteti i supervizionit bankar paneuropian të themelohet brenda 1 janarit të vitit të ardhshëm. Ndërsa për ndihmat direkte të fondit europian të shpëtimit për bankat e eurozonës mund të vihen në veprim pasi ky organizëm të jetë efikas.  
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›