E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedim penal ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku

Nis procedimi penal për gjyqtarin Neritan Tabaku, i cili nuk kishte zbardhur vendimin gjyqësor për lirimin nga burgu të Ilir Xhakjas, i cili tre ditë më parë vrau komisarin e Shijakut. 
Dy inspektorë dhe një anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë mbërritur në gjykatën e shkallës së parë në Durrës, ku për tre orë kanë realizuar një inspektim të detajuar, mbi dosjes të autorit të disa veprave penale, Ilir Xhakja, i cili së fundi akuzohet për ekzekutimin e shefit të komisariatit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj. Burime nga gjykata e Durrësit bëjnë me dije, se paralel me tërheqjen e dosjes të Ilir Xhakja nga KLD po hetohen edhe procedurat e ndjekura për lirimin e tij, në muajin shkurt të vitit 2011, nga ana e gjyqtarit Neritan Tabaku. Mbledhja është zhvilluar midis kryetarit të gjykatës së Durrësit Ervin Metalla, anëtarit të KLD-së Tritan Hamitaj si dhe dy inspektorëve të KLD-së. Kreu i gjykatës së Durrësit i ka vënë në dispozicion përfaqësueve të KLD të gjithë informacionin mbi dosjen Xhakja, me qëllim zbardhjen e plotë të tyre. Shkeljet e konsttatuara pas inspektimit të dosjes, bënë që Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës, të nis hetimin për gjyqtarin Neritan Tabaku. Ky i fundit ende nuk ka zbardhur vendimin e  marrë në datën 9 shkurt të vitit të shkuar, duke vënë në pikëpyetje arsyet e lirimit të Xhakjas, i cili më parë ishte dënuar me 21 vjet burg për të njëjtën akuzë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e Qerim Malokut ngjarje e ndodhur në korrik të 1998. Insektorët pritet  të verifikojnë gjithë praktikën gjyqësore të ndjekur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për dosjet e Xhakajt dhe brenda pak kohësh pritet  të ketë një vendim përfundimtar për këtë çështje
Skandali u zbulua pas vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj dhe arrestimit të të dyshuarit për krimin, i cili kishte fituar lirinë 4 vjet pas arrestimit të tij nën akuzën e vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›