Drafti i Parlamentit Europian: Si do ta marrin emigrantët “Kartën Blu”
Bashkimi Europian po përfundon paketën ligjore të marrjes së leje-qëndrimit. Përcaktohen përfitimet e poseduesve të Kartës dhe familjarëve të tyre
Albert Gjoka
Parlamenti Europian ka paraqitur draftin për marrjen e Kartës Blu për emigrantët e ligjshëm në vendet e BE-së, i cili pritet të miratohet brenda muajit nëntor. Në këtë projektligj përcaktohen të gjitha kriteret për dhënien e kësaj karte, e ngjashme me Green Card-in amerikan, dhe përfitimet që kanë poseduesit e tyre. Dy ditë më parë Grupi Parlamentar i Partive Popullore (Kristiandemokratët dhe Demokratët Europianë) miratoi draftin e propozuar nga Ewa Klamt, e cila është drejtuesja kryesore e kësaj nisme. Burimet zyrtare të Parlamentit Europian njoftojnë se paketa ligjore pritet që të kalojë për miratim në Komisionin e Privilegjeve Civile dhe brenda muajit nëntor të kalojë për procedurë votimi te parlamentarët europianë. Përgatitja e këtij drafti ka ngritur shumë pikëpyetje pasi vendet e BE-së aplikojnë procedura dhe politika të ndryshme për emigrimin, ndonëse kërkesat e tregut janë të shumta, sidomos në fushën e teknologjive inxhinierike dhe kompjuterike.
“Karta Blu”
Karta Blu është një dokument që merr çdo emigrant legal në çdo vend anëtar të Bashkimit Europian. Ai nuk jepet me një afat qëndrimi të përhershëm, por të përkohshëm. Autoritetet e çdo vendi do të kenë një dokument standard, që ka një periudhë vlefshmërie prej 2 vjetësh me të drejtë rinovimi. Sipas propozimeve të bëra, çdo aplikant që fiton Kartën Blu duhet të ketë të paktën 5 vjet qëndrimi në një vend të BE-së. Përmes këtij dokumenti, poseduesi mund të lëvizë lirshëm brenda të gjitha shteteve të Bashkimit Europian. Në draftin ligjor të propozuar, jo vetëm aplikanti, por edhe anëtarë të familjes së tij, mund të përfitojnë lehtësisht në skemën e bashkimit familjar, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Projektligji
Në faqen zyrtare të Parlamentit të Bashkimit Europian është paraqitur drafti i paraqitur nga përfaqësuesja e Partive Popullore Europiane, Ewa Klamt. Sipas paketës ligjore të propozuar, Karta Blu i jepet mbajtësve që punojnë brenda territorit të Bashkimit Europian. Secili prej poseduesve të saj është përfitues i përkohshëm i skemës së mbrojtjes. Nuk merren në konsideratë rastet kur aplikantët shfaqin rrezik për politikat publike, sigurinë publike apo shëndetin publik. Në rastet kur kanë dyshime, autoritetet e shteteve anëtare të BE-së mund t’u kërkojnë shtetasve të vendeve të treta që të paraqesin dokumente mbështetëse. Me propozimin e zonjës Klamt, është hequr kufizimi i pagës minimale mujore apo vjetore për aplikuesit e Kartës. Sipas draftit të propozuar, në rast se kontrata e punës së aplikantit është më pak se dy vjet, atëherë afati i Kartës jepet për periudhën që ka kontratën, duke përfshirë edhe pesë muaj të tjerë shtesë. Në paketë është propozuar që sistemi preferencial i ofrimit të Kartës Blu jepet sipas kërkesës dhe politikave të tregut të punës, ku fillimisht janë shtetasit e vendeve anëtare, më pas ata që janë legalë, apo ata që përfitojnë asistencë papunësie. Kur mbajtësi i Kartës Blu nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të mbajtur veten, apo pjesëtarët e familjes së tij, pa paraqitur kërkesë për ndihmë te sistemi i asistencës sociale, njoftohet largimi i tij. “Çdo njoftim për refuzim të Kartës Blu apo mosrishqyrtim apo tërheqjes do të bëhet duke njoftuar me shkrim shtetasin e vendeve të treta dhe punëdhënësin e tij në mbështetje me procedurat dhe bazën ligjore”, - thuhet në raportin e znj. Klamt. Sipas tij, “gjendja e papunësisë në vetvete nuk do të përbëjë një arsye për tërheqje apo për mosshqyrtimin e Kartës Blu për aplikantin, së paku për një periudhë që vijon për pesë muaj. Ligjërisht po parashikohet që gjatë kësaj periudhe papunësie mbajtësit e kësaj Karte do të lejohen të shqyrtojnë kualifikime më të larta punësimi sipas kushteve të përcaktuara. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian e përcaktojnë vetë numrin e personave që pranojnë nga vendet e treta apo që nuk do të pranojnë”, - thuhet në raportin e përfaqësueses së Partive Popullore Europiane në PE.
Përfitues të aplikimit të Kartës Blu do të jenë dhe shqiptarët, pasi mbi një milion janë emigrantë, kryesisht në vendet e BE-së.
Procedurat e miratimit të “Kartës Blu” në Parlamentin Europian
Skema e propozuar e Kartës Blu europiane për emigrantët e kualifikuar do të kalojë në një votë vendimtare në Komitetin për Privilegjet Civile në fillim të muajit nëntor të këtij viti. Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit Bashkimi Europian është duke u përballur me një mungesë të theksuar specialistësh, sidomos në fushat e inxhinierisë dhe ato kompjuterike, ndonëse ka më shumë se 20 milionë emigrantë të ligjshëm. Tetorin e kaluar Komisioni propozoi skemën e Kartës Blu, që t bëjë atë më të lehtë për emigrantët e kualifikuar që futen në Europë. Aktualisht ekzistojnë 27 regjime të ndryshme vizash në BE. Karta Blu krahasohet me Green Card-in e Shteteve të Bashkuara, që lejon qëndrim të vazhdueshëm për 10 vjet dhe lejon njerëzit të jetojnë dhe punojnë lirshëm në Amerikë. Nismëtarja e këtij projektligji, Klamt, theksoi nevojën për emigrantë të kualifikuar profesionalisht. Ajo tha se në vendin e saj të lindjes “nevojiten 95 mijë inxhinierë” dhe që përmes sistemit të edukimit dalin në treg vetëm 20 mijë. Ajo paralajmëroi nevojën e Europës që të mos dështojë në thithjen e fuqisë punëtore të kualifikuar, duke thënë që “50 për qind e emigrantëve të aftë për punë nga vendet aziatike shkojnë në SHBA apo Kanada dhe vetëm 5.5% vijnë në Bashkimin Europian. “Nëse ju dëshironi të ndaloni emigrimin ilegal, mund ta mbyllni derën vetëm nëse hapni derën e emigrimit legal”, - thotë eurodeputetja. Procesi për miratimin e paketës ligjore, masat dhe harmonizimin e legjislacioneve të vendeve anëtare të BE-së ka nisur që në tetor të vitit 1999 në takimin e Këshillit Europian, ku u kërkua përafrimi i legjislacioneve kombëtare në kushtet për pranimin dhe qëndrimin e shtetasve të vendeve të treta. Më 29 qershor të vitit 2000 u dhanë direktivat e krijimit dhe të zbatimit të skemës, duke përjashtuar rastet e racizmit, diskriminimit etj. Dy vjet më parë Komisioni Europian ka dhënë propozimin e tij dhe që në tetor të vitit të kaluar projektligji po diskutohet në mënyrë të zjarrtë në komisionet parlamentare. Miratimi i ligjit në Parlamentin e BE-së do të shënojë një hap të madh në rregullat e unifikimit të punës, por edhe në kriteret e përgatitjes profesionale të punëkërkuesve brenda 27 vendeve anëtare, ndërsa shtetasit e vendeve joanëtare do të përballen me kërkesa kualifikuese gjithnjë e në rritje nga pronarët e mëdhenj.
Përcaktimi i individit të kualifikuar
Përcaktimi i individit të kualifikuar është një çështje kyçe. Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane, sipas Komisionit të Privilegjeve Civile, mbështeti pikëpamjen e zonjës Klamt se këtu mund të jenë dy mundësi. Kushdo që mund të ketë kualifikimin e arsimimit më të lartë, duke nënkuptuar së paku 3 vjet studime, apo kualifikime profesionale më të larta, të vërtetuar nga eksperienca profesionale e 5 viteve të fundit. Raporti gjithashtu përjashton një moshë më të lartë sesa kufiri për emigrantët legalë.
Karta Blu
Nuk jepet për qëndrim të përhershëm
E vlefshme për një periudhë 2-vjeçare dhe e rinovueshme
Lejon lëvizjen e lirë brenda BE-së për mbajtësin e saj dhe familjen
Statusi i qëndrimit afatgjatë sigurohet pas 5 vitesh
Si të shmangim rrjedhjen e trurit
Shumë veta kanë shprehur frikë se Europa një ditë do të marrë të mirët dhe të shkëlqyerit nga Afrika dhe nga vendet e tjera të botës në zhvillim. BE-ja po sheh mundësinë që në zonat dhe sektorët jetikë të përcaktuara nga Objektivat e Mileniumit të OKB-së, si Shëndetësia dhe Arsimi, të cilat janë jetësore në zhvillimin e vendeve, duhet të kufizohet në tërheqjen e punonjësve më të mirë të tyre. Një kompromis i mundshëm që mund të shfaqet është se vendet e BE-së mund të përcaktojnë në aplikimin e marrjes së Kartës Blu shmangien e rrjedhjes së trurit në sektorët që përballen me mungesa të personelit të kualifikuar në vendet e origjinës.
16 Tetor 2008