Prokuroria: David Braun duhet të akuzohet me 20 vite burg
TIRANË - Prokuroria kërkoi dje 20 vite burg për anglezin David Braun që akuzohet se ka abuzuar me të miturit. Gjatë seancës së radhës, përfaqësuesi i akuzës ndërsa risolli edhe një herë abuzimet e të miturve dhe faktet që ishin evidentuar gjatë procesit gjyqësor kërkoi dënimin maksimal për shtetasin huaj. Kjo seancë zgjati rreth dy orë dhe prokurori i çështjes rindërtoi të gjithë ngjarjen dhe abuzimet e 60-vjeçarit me fëmijët në qendrën që ai drejtonte në tiranë të quajtur “Fëmijët e tij”. Prokurori i çështjes paraqiti faktet ku të paktën në dy raste sipas tij David Braun ka abuzuar me të mitur që ai strehonte në qendër. Teksa akuzohej për abuzime seksuale me të mitur Braun disa herë është përpjekur t’i hedhë poshtë këto akuza madje duke paraqitur edhe raporte ku ai rezultonte impotent. Por videkoferencat me të mitur kanë hedhur dritë mbi dramën brenda qendrës në Tiranë ku veç tij kanë abuzuar dhe dy britanikët e tjerë Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold. David Braun u vu në pranga në maj të vitit 2006. Skandali u zbulua pas arrestimit të një të mituri, i cili dyshohej për vjedhje. Teksa po e merrnin në pyetje, oficerët e policisë zbuluan se në qendrën ku strehohej i mituri ishte abuzuar seksualisht. Ndërkohë prokuroria pritet të shprehet në ditët në vijim edhe për dy britanikët e tjerë.
16 Tetor 2008