E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikontrabanda, 96 milionë lekë mallra të bllokuara në dogana



Grupet e Antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kanë ushtuar kontroll në të gjitha pikat doganore në vend për periudhën 1 deri më 13 tetor 2008, duke vendosur penalitete në një shumë të konsiderueshme prej rreth 96 milionë lekësh. Subjektet kanë pasur shmangie në vlerë dhe sasi të mallit, në ndryshim me faturat e paraqitura në doganë. Gjatë kontrolleve të grupeve të Antikontrabandës për të njëjtën periudhë janë gjetur edhe sasi të konsiderueshme mall i padeklaruar. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 677 steka cigare të markave të ndryshme kryesisht “Marlboro”, të ndodhura në bagazhet e automjeteve, mall i cili tentohej të futej kontrabandë si dhe 100 kg kafe. Sipas të dhënave zyrtare të doganave, bëhet fjalë për një kontroll të ushtuar në të gjitha pikat doganore në vend për periudhën 1 deri më 13 tetor 2008. Këto kontrolle, pjesë e punës së grupeve të Antikontrabandës, kanë rezultuar me vendosjen e penaliteteve në shuma të konsiderueshme. Shkeljet e ligjit kanë qenë të ndryshme, sipas tyre. “Subjektet kanë pasur shmangie në vlerë dhe sasi të mallit, në ndryshim me faturat e paraqitura në doganë. Gjatë kontrolleve të grupeve të Antikontrabandës për të njëjtën periudhë janë gjetur edhe sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar”, - thanë burimet zyrtare. Kontrolli i grupeve të Antikontrabandës është i vazhdueshëm gjatë 24 orëve pranë pikave doganore.

16 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›