Haxhinasto -Titov Rusia te njohe Kosoven shtet
Politika e Shqiperise kontribuon per paqen dhe integrimin e gjithe rajonit ne Bashkimin Evropian ndersa njohja e realitetit ne Kosove ndihmon ne pershpejtimin e integrimit sa me te shpejte te te gjitha vendeve drejt BE-se. Kete i beri dje te ditur mMinistri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto zevendesministrit te Jashtem rus z. Vladimir Titov gjate takimit dje ne Tirane. Haxhinasto dhe Titov pohuan vullnetin e ndersjelle per ti cuar marredheniet shqiptaro-ruse ne nje nivel cilesisht te ri dhe shprehen gatishmerine per ti dhene inpute konkrete te reja ketij zhvillimi. Ne kete kontekst ministri i Jashtem shqiptar u shpreh se do te punohet per perfundimin dhe me pas nenshkrimin e Traktatit te Miqesise dhe Bashkepunimit mes Republikes se Shqiperise dhe Federates Ruse. Ne takim u ra dakord per mbledhjen sa me shpejt te Komisionit Nderqeveritar per Bashkepunimin Ekonomik i cili do te identifikoje fushat konkrete te bashkepunimit ne sektoret e energjise turizmit tregtise etj. Lidhur me bashkepunimin ne kuadrin e organizatave nderkombetare ministri Haxhinasto tha se si Shqiperia ashtu edhe Rusia kane objektiva te perbashket lidhur me sigurine dhe paqen kudo ne bote. Ne kete kuader ai u shpreh se pala shqiptare mirepret bashkepunimin ne kuadrin e Keshillit NATO-Rusi. Per sa u perket ceshtjeve te zhvillimeve ne rajon palet ndane te njejtin mendim per rendesine e forcimit te paqes dhe stabilitetit ne Ballkanin Perendimor.