PS Antikushtetues votimi per Parlamentin e ri
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj e cilesoi si antikushtetues votimin e te enjtes ne Kuvend per ngritjen e nje parlamenti te ri tek piramida e ish-diktatorit te Shqiperise. Votimi ishte krejtesisht antikushtetues pasi Kuvendi mori kompetenca te pushtetit ekzekutiv duke deshmuar qarte dhe pa ekuivok shthurjen e shumices - tha Xhafaj. Sipas tij ky vendim abuzon me parate e taksapaguesve shqiptare dhe eshte krejtesisht i panevojshem ne realitetin e tanishem te krizes ekonomike. Vendimi eshte abuziv dhe abuzon me parate e shqiptareve sepse te pakten ne leter jane konsumuar 5 milione euro per rikonstruktimin e piramides se ish-diktatorit qe te shnderrohej ne teater kombetar dhe tani ofrohen dhe qindra mijera euro vetem per konkursin per projektin qe do ti ndryshoje destinacionin - u shpreh Xhafaj. Deputeti socialist beri me dije se Partia Socialiste e kundershton kete vendim absurd dhe propozon anulimin e tij dhe kalimin e fondeve per ndertimin e kompleksit universitar Ismail Qemali ne Vlore te lene pezull per mungese fondesh.