Takimi i Vishegradit Ballkani integrim te plote ne BE
Vendet e Ballkanit Perendimor kane marre mbeshtetje ne perpjekjet e tyre per integrim ne Bashkimin Evropian. Ministrat e Jashtem te kater vendeve anetare te BE-se deklaruan se jane ne favor te aspiratave per integrim ne BE te Shqiperise Bosnjes Kroacise Maqedonise Malit te Zi Serbise dhe Kosoves. Ministrat e Jashtem te shteteve te te ashtuquajtures Katershe e Vishegradit ku perfshihen Sllovakia ekia Hungaria dhe Polonia gjate nje takimi te djeshem ne Bratislave u kane bere thirrje vendeve te Ballkanit Perendimor qe ti zgjidhin problemet e tyre me njeri-tjetrin cka eshte kusht per anetaresim. Sipas tyre bisedimet e sponzorizuara nga BE-ja ndermjet Kosoves e Serbise duhet te fillojne pa shtyrje. Ne kuader te takimit te ministrave te Puneve te Jashtme te Grupit te Vishegradit me ministrat e Jashtem te vendeve te Ballkanit Perendimor z. Haxhinasto pati takim me ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se ekise z. Karel Schwarzenberg. Ne takim u diskutua per forcimin e bashkepunimit dypalesh si dhe zhvillimet ne rajon. Ministri Haxhinasto falenderoi z. Schwarzenberg per mbeshtetjen e vazhdueshme qe ekia i ka dhene Shqiperise per liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian si dhe e siguroi homologun cek per vendosmerine e qeverise shqiptare per te vazhduar dhe thelluar me tej reformat e ndermarra. Lidhur me procesin e liberalizimit te vizave z. Haxhinasto theksoi masat e ndermarra nga qeveria shqiptare per sqarimin e opinionit publik per procedurat dhe detyrimet. Pas takimit te ministrave te Puneve te Jashtme te Grupit te Vishegradit me ministrat e Jashtem te vendeve te Ballkanit Perendimor z. Haxhinasto pati nje takim dypalesh edhe me ministrin e Puneve te Jashtme te Polonise z. Radoslav Sikorski. Ne takim u diskutua per forcimin e bashkepunimit dypalesh si dhe integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Lidhur me bashkepunimin midis dy vendeve bashkebiseduesit ndane mendimin se niveli i deritanishem eshte nje baze e sigurt per nje te forcim te metejshem ne te ardhmen ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle. Nje fushe e rendesishme e bashkepunimit dypalesh eshte ajo ekonomike. Rritja dhe nxitja e investimeve polake ne Shqiperi ne fusha te tilla si energjia minierat ishin pjese e bisedimeve dypaleshe. Duke vleresuar ecurine e vendit tone drejt integrimit evropian ministri Sikorski ofroi ndihmen polake ne kete drejtim duke ndare pervojat qe Polonia ka pasur ne procesin e vet te integrimit.