Oskar, 2 filma me nga 9 nominime
Filmi fantastiko shkencor “Avatar” i regjisorit Xhajms Kamerun, dhe filmi për luftën në Irak “The Hurt Locker”, me regji të ish gruas së tij, Ketrin Bigelou, kanë fituar nga nëntë nominime Oskar për kokë, përfshirë nominimet për filmin më të mirë dhe regjinë më të mirë. Ndërsa filmi “Bastardi senza Gloria” kanë marrë 8 nominime për oskar. Mes filmave të nominuar edhe “Precious” e “Up in the Air” me nga 6 kandidatura secili. Pesë kandidatura ka marrë edhe filmi i animuar “Up”. Nominimet për aktor më të mirë përfshijnë aktorët Xhef Brixhis, Xhorxh Kluni, Morgan Frimen dhe Xheremi Rajner. Për aktore më të mira janë nominuar Sandra Bullok dhe Meril Strip. Fituesit e Oskarit do të shpallen në Los Angeles, më 7 mars të këtij viti. Sfida mes Avatar dhe “The Hurt Locker’ do të jetë edhe sfida mes dy ish-partnerëve.(m.a/BalkanWeb)