E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analistet komentojnë raportin e ODIHR

Për analistin dhe botuesin Mero Baze, ndryshimet ne ligjin elektoral, nuk janë zgjidhja e problemit. Ndërsa politologu Roland Lami thotë se korrigjimi i një sere defektesh te konstatuara ne 2 proceset e fundit elektorale, do ta bënte produktin e zgjedhjeve, me te pranuar nga palët. Për Lamin leximi i raportit duhet te behet nga një pike e baraslarguar nga qëndrimet e forcave kryesore. Ndërsa Mero Baze mendon, se misioni i ODIHR-it, artikuloi qarte problemet qe shoqëruan zgjedhjet e 8 majit. Kryeministri Berisha e komentoi raportin si tepër vlerësues për cilësinë e zgjedhjeve dhe shprehu gatishmërinë për amendimet e kodit, ndërsa lideri opozitar Edi Rama tha se ndërkombëtaret vërtetuan se procesi ne Tirane u shkatërrua ne tavoline nga KQZ e Kolegji, nen urdhrat e pushtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›