E Diel, 1 Nëntor 2026

I moshuari pranon krimin makabër

Pas rrëfimit te tij ekspertet kane gjetur ne vendin e quajtur kthesa e Shepros, thesin ku 84 vjeçari kishte futur kokën e viktimës. Por brenda tij mësohet se kishin mbetur vetëm flokët e gruas, pasi sipas policisë, thesi ishte i shqyer nga kafshët. Disa ore me herët gjate masës se sigurisë ne gjykate, i moshuari mohoi autorësinë mbi vrasje, madje sajoi edhe një histori sipas te cilës Liljanen e kishin masakruar tre burra te panjohur. trupi gjykues e lënë te moshuarin ne burg pa afat, sipas kërkesës se Prokurorisë e cila e akuzon për vrasje me dashje ne rrethana cilësuese. Me këtë mase është shprehur dakord edhe avokati i Dumkës, i zgjedhur nga familjaret e tij. Ndërkohë familjaret e te ndjerës nga qyteti i Bilishtit kane tërhequr nga morgu trupin e gruas për ta përcjellë për ne banesën e fundit. Trupi i Liljana Arapit u gjet te premten e kaluar ne vendgrumbullimin e plehrave te qytetit te Korçës nga disa persona qe mbledhin kanace. Sipas eksperteve 84-vjeçari ka përdorur një sëpate dhe dy thika për te copëtuar kufomën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›