Sequi: Dialog për reformat!
“Ajo qe kërkohet është angazhimi i plote dhe i forte i klasës politike shqiptare ne mënyrë qe te zbatohen 12 prioritetet qe janë përcaktuar për Shqipërinë. Kjo ne mënyre qe vendi te filloje te shohë për te ecur përpara. Për ta bere këtë, po e përsëris për te diszten here, është e domosdoshme te rifillohet dialogu politik ne Shqipëri”. Nga qyteti i Shkodres, diplomati Sequi ka shtuar se konkluzionet e Komisionit Evropian për Shqipërinë, do te bëhen te ditura ne muajin Tetor. Ne këtë pike, Sequi ka paralajmëruar se Shqipëria mund te ngele ne klase, nese nuk ploteson 12 kriteret e vendosura nga Brukseli zyrtar. “Komisioni Evropian është i qarte për te marre ne konsiderate konkluzionet e OSBE për sa i përket hartimit te raportit te progresit qe do ti dorëzohet ministrisë se jashtme ne 12 tetor. Ky raport do te ketë një vlerësim koherent dhe për këtë, çështja e integrimit evropian duhet te merret ne konsiderate nga klasa politike, e cila duhet te kishte zbatuar 12 prioritetet për integrimin evropian te vendit”. Duke u ndalur posaçërisht ne këtë çështje, ambasadori i KE-se, i ka drejtuar një mesazh te qarte klasës politike, duke i kërkuar bashkëpunim konstruktiv. Te martën, tre ambasadore, ai i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, ai i BE-se dhe OSBE, përcollën te njëjtin shqetësim, pas publikimit te raportit te OSBE-ODHIR, për zgjedhjet e 8 majit, i cili ishte shume kritik sidomos për punën e komisionit qendror te zgjedhjeve dhe kolegjit zgjedhor.