E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodiku i 10 i Vlores botohet dokumenti i rralle

Kodiku  numër 10 i Vlorës, një nga dorëshkrimet më të rëndësishmë të historisë shqiptare dhe unik në llojin e tij, do të publikohet në 460 kopje nga një shoqëri e specializuar bullgare me qendër në Sofje. Një gjë e tillë bëhet e mundur falë marrëveshjes së nënshkruar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, mes drejtoreshës Nevila Nika dhe përfaqesueses së shoqërisë bullgare, Axinia Xurova. 

Sipas ekspertes bullgare, e cila ka bërë edhe studimin e këtij kodiku të famshëm, dorëshkrimi i 10 i Vlorës është një nga dorëshkrimet më të famshme të periudhës së bizantit.

“Dorëshkrimi Vlora 10 është një nga dorëshkrimet më të famshme të artit paleogjik. Kjo është shumë e sigurtë. Ky dokument ëhstë i influencuar gjithashtu edhe nga tendencat e fundit të stilit bizantin, dhe për këtë ky art është i zhvilluar edhe në Europën oksidentale me librat latinisht të rilindjes”-tha Xurova.

Ekspertja bullgare thekson gjithashtu se i njëjti autor që ka shkruar këtë kodik, ka edhe 2 dorëshkrime të tjera njëri prej të cilëve ndodhet në bibliotekën e Athinës dhe i dyti në atë të Parisit, megjithatë ajo thekson se ky i Tiranës është më i veçanti për shkak të karakteristikat që ai ka.

“Unë mendoj se dorëshkrimi juaj është i treti në botë dhe është shumë i bukur. Mund të them se është edhe më i bukur se dy të tjerët sepse ka një seri miniaturash që nuk ekzistojnë në dy dorëshkrimet e tjera që ne njohim deri më sot”-theksoi ajo.

Publikimi i kopjeve të këtij dorëshkrimi do të prezantohet edhe në kongresin e bizantinëve që do të mbahet së shpejti në Sofje dhe ku do të jenë pjesëmarrës mbi 110 personalitete dhe studiues të periudhës së bizantit.

Olgera Muka

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›