Drafti i ri. Pensionet, 8500 ushtarakëve do t’u rillogaritet pagesa
“Digjen” 3200 të tjerë, të liruar në reformë pas vitit 91. Shoqata e Ish-ushtarakëve: “Cenohet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi”
Jonida Tashi
Rreth 8500 ushtarakëve, sipas projektligjit të ri, do t’u rillogaritet pensioni që përfitojnë. Ndërsa 3200 të tjerë do të vazhdojnë të kenë nivelin aktual të pensioneve. Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Shoqatën e Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë, Shkëlqim Bejo, shpjegon se rillogaritja e pensionit do të bëhet vetëm për ata ushtarakë që kanë dalë në pension para vitit 1991. Ushtarakët që do të preken nga ndryshimi i ligjit “Për sigurimin shoqëror dhe suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë” do të jenë ata që kanë fituar statusin e ushtarakut, pas ndërprerjes së karrierës si ushtarakë të shërbimit aktiv dhe ushtarakë në rezervë, në lirim, në pension të parakohshëm ose në pension pleqërie, të cilët kanë qenë më parë pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Konkretisht, Bejo sqaron se përveç ushtarakëve të liruar nga reforma pas vitit ‘91, nga ligji i ri do të “digjen” oficerët që janë në shërbim, forcat e policisë dhe forcat ushtarake aktive. Sipas tij, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të cenohet pasi ushtarakët që përfitojnë këtë trajtim financiar do të marrin dy pensione minimale.
Masa
Sipas projektligjit të ri, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësohen kushtet e caktuara, është 50 për qind e pagës referuese. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, masa e pensionit shtohet me 1 për qind të pagës referuese mesatare. Masa e pensionit të parakohshëm, e llogaritur sipas pikës më sipër në kohën që lind e drejta për përfitimin: nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për efekt të zbatimit të Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, për ushtarakët që nuk kanë paguar kontribute shtesë; nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për efekt të zbatimit të Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", shtuar me 1 për qind të pensionit maksimal për çdo vit që ushtaraku ka paguar kontribute shtesë, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit maksimal. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritet kur ushtaraku përfitues rikthehet në shërbimin aktiv. Në rastin kur përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende të tjera pune, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë.
Internimi
Me ligjin e ri, që pritet të miratohet nga qeveria, parashikohet të njihet si vjetërsi shërbimi dhe gjithë periudha e përndjekjes së ushtarakut e njohur si pafajësi në bazë të dispozitave të Ligjit Nr.7514, datë 31.09.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, pavarësisht nga vjetërsia e shërbimit para përndjekjes. Sipas ligjit në fuqi, periudha e përndjekjes njihet si vjetërsi shërbimi, me kushtin që para përndjekjes politike ushtaraku të kishte jo më pak se pesë vite shërbimi aktiv. Duke qenë se caktimi i një minimumi vjetërsie shërbimi para përndjekjes nuk shpreh asgjë dhe për më tepër periudha e caktuar prej pesë vitesh nuk lidhet aspak me motivet e përndjekjes, me ligjin e ri do të njihet si vjetërsi shërbimi e gjithë periudha e përndjekjes së ushtarakut.
Trajtimi i njëjtë, pavarësisht kohës së daljes në lirim
Projektligji i ri merr parasysh edhe trajtimin e njëjtë të të gjithë ushtarakëve, pavarësisht nga koha e daljes në lirim. Ndërsa për dispozitat ligjore aktuale për gradat dhe karrierën si dhe efektet e konsiderueshme financiare është propozuar një përshkallëzim i limimit të sipërm, që kufizon masën e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Krahasuar me dispozitat ekzistuese, kufizimet rikonceptohen për majorin, nga 4 fish i pensionit të pleqërisë në 3 fish, për kapitetin, togerin dhe nëntogerin në 2 fish e gjysmë nga 3 fish, dhe në 2 fish për të gjithë ushtarakët e tjerë, nga 3 fish që ishte më parë. Sa më sipër, krahasuar me dispozitat ekzistuese, mbështetur në bazën e të dhënave për numrin dhe gradat që administrohen në Ministrinë e Mbrojtjes do të vazhdojnë të kenë nivelet aktuale të pensioneve 3200 ushtarakë, ndërsa të gjithë ushtarakët e tjerë, rreth 8500 persona, do të përfitojnë një pension të rillogaritur. Po kështu, periudha e trajtimit me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të vazhdojë të njihet si periudhë sigurimi për përfitimet e ardhshme të ushtarakëve nga ligji i sigurimit të detyrueshëm dhe kontributet do të llogariten e derdhen nga buxheti i shtetit në buxhetin e sigurimeve shoqërore mbi bazën e pagës referuese.
Drafti i ri
Drafti i ri zbret në dy pensione bazë për të gjithë njësoj. Për ushtarakët që kanë dalë në reformë nga viti 2004 dhe në vazhdim, pensioni i parakohshëm jepet sipas gradave. Duke filluar nga 3 deri në 6 pensione bazë, sipas Ligjit Nr. 9418, dt 20.05.2005, i ndryshuar. Drafti i ri edhe këtë kategori e zbret në 2 pensione bazë, vetëm për ata që dalin nga 2006-a e në vazhdim, u jep 25 për qind të pagës referuese më shumë për kontributet e derdhura plus. E shumta i çon deri në 3 pensione bazë. Për ushtarakët që kanë dalë në reformë nga viti 1992 e në vazhdim dhe gjatë kësaj kohe kanë dalë në pension të plotë qeverie, masa e pensionit ka qenë 1 pagë bazë, sikur nuk kanë punuar fare. Sipas Ligjit Nr. 9418 të ndryshuar, duke u derdhur kontributet në bazë të pagës referuese, pensioni i plotë i pleqërisë do të shkonte deri në 2 pensione bazë. Me draftin e ri, ky pension i plotë i pleqërisë shkon një pension e gjysmë të pensionit bazë. Ndërsa pensioni suplementar i pleqërisë me këtë draft përgjysmohet.
Ish-ushtarakët, votë kundër Berishës në zgjedhje
Vota e ish-ushtarakëve pritet të kthehet në një bumerang për qeverinë “Berisha”. Shoqata e Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të saj të zhvilluar së fundmi, ka vendosur të përdorë mekanizmin e votës për të zgjidhur problemet social-ekonomike të ushtarakëve. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj shoqate pohon se kanë hyrë në tratativa me partitë politike për të gjetur atë forcë politike që do të marrë përgjegjësinë për të zgjidhur problemin që ata kanë. Për këtë, drejtuesit e Shoqatës së Ushtarakëve konfirmojnë se do të mbështesin atë forcë politike që do të ketë vullnetin për të nënshkruar një aktmarrëveshje para zgjedhjeve. Në bazë të statusit të saj, drejtuesit e shoqatës bëjnë me dije se nuk kanë paragjykime për asnjë forcë politike, qoftë e majtë apo e djathtë.
4 Shkurt 2009