Drafti i ri. Pensioni i parakohshëm për 3200 ushtarakë, baras me dy pensione minimale
Pagat bazë sipas gradave dhe viteve të shërbimit për ushtarakët. Ministria e Financave: Drafti po shqyrtohet në ministritë e linjës
Jonida Tashi
Pensioni i parakohshëm për rreth 3200 ushtarakë të liruar nga reforma do të llogaritet mbi bazën e pagës referuese. Sipas përcaktimeve të bëra tashmë nga hartuesit e draftit të ri për pensionet e ushtarakëve, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të jetë sa gjysma e pagës referuese. Kurse për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, masa e pensionit shtohet me 1 për qind të pagës referuese mesatare. Në draftin e ri për pensionet e ushtarakëve është vendosur edhe kufiri maksimal që do të ketë pensioni i parakohshëm, shuma e të cilit nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa në rastin kur përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende të tjera pune, një e drejtë e mohuar aktualisht për ish-ushtarakët kjo, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë.
Shuma
Pas informimit për mënyrën e re të llogaritjes së pensionit, drejtuesit e Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë kanë bërë konkretisht hesapet se sa do të jetë shuma e pensionit të parakohshëm. Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun pranë Shoqatës së Ushtarakëve sqaron se masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të jetë sa dy pensione minimale në shkallë vendi. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se aktualisht drafti për pensionet e ish-ushtarakëve po shqyrtohet me ministritë e linjës dhe sapo të jetë gati do të kalojë në mbledhje qeverie. Për këtë arsye, burimet sqarojnë se ende dikasteri i Financave nuk zotëron një kopje të këtij drafti, pasi duhet të pritet mendimi i ministrive të përfshira.
Trajtimi
Ushtarakët e liruar për shkak të reformës nga viti 1992 deri në 2004-n trajtohen me pension të parakohshëm sipas Ligjit 8087, dt. 13.03.1996, të ndryshuar, ligj i cili nuk është zbatuar. Ky draft i ri zbret në 2 pensione bazë dhe për të gjithë njësoj. Për ushtarakët që kanë dalë në reformë nga viti 2004 dhe në vazhdim, pensioni i parakohshëm jepet sipas gradave. Duke filluar nga 3 deri në 6 pensione bazë, sipas Ligjit 9418, dt. 20.05.2005, i ndryshuar. Drafti i ri edhe këtë kategori e zbret në 2 pensione bazë, vetëm për ata që dalin nga 2006-a e në vazhdim, u jep 25 për qind të pagës referuese, më shumë për kontributet e derdhura plus. Edhe këtë kategori ushtarakësh drafti i ri i çon, e shumta, deri në 3 pensione bazë. Për ushtarakët që kanë dalë në reformë nga 1992-shi e në vazhdim, dhe gjatë kësaj kohe përfitojnë pension të plotë qeverie, masa e pensionit ka qenë 1 pagë bazë, sikur nuk kanë punuar fare. Sipas Ligjit 9418 të ndryshuar, duke u derdhur kontributet në bazë të pagës referuese, pensioni i plotë i pleqërisë do të shkonte deri në 2 pensione bazë. Ky ligj nuk u zbatua. Me draftin e ri ky pension i plotë i pleqërisë shkon një pension e gjysmë të pensionit bazë. Po ashtu edhe pensioni suplementar i pleqërisë me këtë draft përgjysmohet. Trajtimi me pension i ushtarakëve sipas kategorive, ka bërë që ushtarakët që kanë dalë në pension ose në lirim para vitit 1991, të përfitojnë pension maksimal në shkallë vendi. Kjo kategori ushtarakësh ka dalë në pension me ligjin e sigurimeve shoqërore të vitit 1966. Për pasojë, këtyre u ka lindur e drejta për pension suplementar në Ligjin 9210, dt. 23.03.2004. Ligji 9214, i ndryshuar, u jepte pension suplementar deri në 50 për qind të pensionit të tyre. Me këtë draft kjo shumë u përgjysmohet, dhe pse nuk e kanë marrë që më 2004-n 50 përqindëshin.
Pagat referuese për llogaritjen e pensionit
Qeveria ka përcaktuar pagat bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit, për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat do të merren për bazë në rillogaritjen e pensioneve të tyre. Paga bazë, sipas gradës, për ushtarakët aktivë, vjetërsia e të cilëve është më e ulët se ajo e përcaktuar për gradën që mban, është e barabartë me pagën fillestare të gradës përkatëse. Paga bazë, sipas gradës, për ushtarakët aktivë, vjetërsia e të cilëve është më e madhe se ajo e përcaktuar për gradën që mban, është e barabartë me pagën maksimale të gradës përkatëse. Po ashtu, qeveria ka vendosur edhe masën e shtesës, për kushte të veçanta pune shërbimi, për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura përfitojnë shtesë page për punë të vështirë e të dëmshme për shëndetin. Ushtarakët aktivë, paga e të cilëve është më e vogël se paga dhe shtesa mbi pagën, që do të përfitojnë në çastin e zbatimit të efekteve financiare, trajtohen me shtesë “ruajtje page” për sa kohë që ata do të jenë në po ato funksione ushtarake, por jo më shumë se 2 vjet. Masa e kësaj shtese duhet të jetë e barabartë me diferencën e pagës dhe të shtesave mbi pagë që ka përfituar ushtaraku, me pagën që përfiton ai. Kjo shtesë rillogaritet në çdo rast kur bëhen ndryshime në pagat për gradë në strukturat e Forcave të Armatosura.
Paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura
Oficerë
Vitet e shërbimit
Nën 2 Mbi 2 Mbi 3 Mbi 4 Mbi 6 Mbi 8 Mbi 10 Mbi 12 Mbi 14 Mbi 16 Mbi 18 Mbi 20 Mbi 22 Mbi 24 Mbi 26
Gjeneral 145000
Gj.lejt. (Admiral) 140000
Gj.major (Nënadmiral) 131200 133800
Gj.brigade (Kundëradmiral) 101700 103700 103700
Kolonel (Kapiten i rangut I) 74900 76400 78000 79600 81200
Nënkolonel (Kapiten i rangut II) 55700 56800 57900 59000 60200 61400 62600
Major (Kapiten i rangut III) 37900 38600 39400 40200 41000 41800 42600
Kapiten (Kapiten lejtënant) 34000 34700 35400 36100 36800 37500 37500 37500
Toger (Lejtënant) 31700 32300 32900 33600 33600
Nëntoger (Nënlejtënant) 29600 30200 30800 30800 30800 30800
Nënoficerë

K/Kapter 33200 33800 34500 35200
Kapter 30400 31000 31600 32200 32900
Kapter I 28600 29100 29700 30300 30900
Kapter II 26600 27100 27600 28200 28700 29300
Kapter III 24800 25300 25700 26300 26800 27300 27900
Kapter IV 21800 22200 22700 23100 23600 24000 24500 25000 25500
Kapter V 18800 19100 19500 19900 20300
Ushtarë me pagesë, profesionistë

Rreshter 18200 18500 18800 19200 19600
Rreshter II 17700 18000 18400 18800
Rreshter III 17300 17600
Tetar 17000
Ushtarë të shërbimit të detyrueshëm e studentë ushtarakë

Rreshter II 1500
Rreshter III 1200
Tetar 1000
Student ushtarak 1000
6 Shkurt 2009